Gjuha silesiane
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjuha silesiane, (silesianisht: ślůnsko godka, ślůnski, gjithashtu pů našymu), është gjuhë që flitet në Silesinë e Epërme, regjion në Poloni, gjithashtu në Republikën Çeke dhe në Gjermani. Në vitin 2002 rreth 56 000 njerëz shpallën gjuhën silesiane si gjuhë të tyre amtare, por numri i folësve të kësaj gjuhe arrin në 1 250 000 folës.
Silesianishtja është ngushtë e lidhur me gjuhën polake për atë edhe nga disa linguistë llogaritet dialekt i polonishtes.
Alfabeti [redakto]
Gjuha silesiane nuk ka alfabet autokton, por folësit e kësaj gjuhe tingujt i shkruajnë me shkronja të polonishtes. Në vitin 2006 u zbulua alfabeti i ri silesian bazuar në shkrimet silesiane (nga 10 shkrime). Ky alfabet gjerësisht përdoret në internet si dhe në Wikipedinë silesiane.
- Shkronjat e alfabetit silesian
- Aa Bb Cc Ćć Čč Dd Ee Ff Gg Hh Ii Jj Kk Ll Mm Nn Ńń Oo Pp Rr Řř Ss Śś Šš Tt Uu Ůů Ww Yy Zz Źź Žž
- Diftongjet
- Ch Dz Dź Dž.

