Granulociti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Granulocitet janë pjesë të rëndësishme të leukociteve (rruzat e bardha të gjakut) dhe 45-75% e formojnë leukocitin. Granulocitet prodhohen në palcën e ashtit, dhe pastaj depërtojnë në gjak. Kohëzgjatja e jetesës së tyre zgjat prej 2 deri 3 ditësh. Gjatë shkatërrimit të granulocitit, përmes sistemit mononukleare të fagocitozës, ato kalojnë në Monocite. Ata më pas nga enët e gjakut depërtojnë në inde. Funksioni i tyre qëndron kryesisht në mundësinë e imunitetit specifik, pra mbrojtjen prej bakterieve, parazitëve dhe kërpudhave. Disa prej granulociteve janë dhe në gjendje, që disa shkaktarë të sëmundjeve t'i merr në veti dhe t'i shkatërroj ato.

Granulocitet ndahen në granulocite neutrofile, granulocite bazofile dhe granulocite euzinofile. Të gjitha këto kanë funksione të ndryshme prej njëra tjetrës.