Haki Toska
Haki Toska | |
---|---|
Ministër i Financave | |
Në detyrë 12 nëntor, 1976 – 18 dhjetor, 1981 | |
Paraprirë nga | Lefter Goga |
Pasuar nga | Qiriako Mihali |
Zëvendëskryeministër i parë | |
Në detyrë 17 mars, 1966 – 18 nëntor, 1970 | |
Paraprirë nga | Koleka, Myftiu, Këllezi |
Pasuar nga | Koleka, Spahiu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 8 Maj 1920 Gjirokastër, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 1994 Tiranë, Republika e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia e Punës e Shqipërisë |
Punësimi | Politikan |
Haki Toska (Gjirokastër, 8 maj 1920 - Tiranë, 1994) anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, veprimtar komunist, partizan, anëtar i Gjyqit Special dhe hierark i lartë përgjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Ka qënë anëtarë i PKSH-së që në krijimin e Qarkorit të Partisë për Gjirokastrën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte zëvendës komisar i brigadës së 6‑të. Për shumė vite ka qenë funksionar i lartë i PPSH‑së duke u bërë deri sekretar i saj. Më 1944-45 shef personeli i korparmatës 2-të[1]. Haki Toska përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[2]
Ndër detyrat ekzekutive më të rëndësishme të Haki Toskës kanë qenë ajo e ndihmësministrit të Bujqësisë. Më 1950-52 sekretar i Komitetit Qendror të Gjirokastrës. Më 1952-1991 anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1952-53 ministër i Grumbullimeve. Më 1954-1991 deputet. Më 1956-1966 dhe 1971-76 sekretar i Komitetit Qednror të Partisë. zv/kryeministrit në periudhën 16 shtator 1966 ‑ 18 nëntor 1970 zëvendëskryeministër i parë dhe ajo e ministrit të Financave në qeverinë e fundit të Mehmet Shehut në periudhën 27 dhjetor 1978 ‑ 17 dhjetor 1981.[3]
Dekoratat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haki Toskës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 237. ISBN 978-99943-56-22-5
- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave. ISBN 999-27-857-2-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]