Hani i Hotit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet '80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri - Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh izolimi total nga të dy shtetet. Është vendkalim multimodal pasi përveç rrugës kalon edhe hekurudha. Në këtë pikë kryhen procedurat doganore të çdo përmase.