Haris Silajxhiq

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Haris Sillajxhiq, lindi më 1 tetor të viti 1945Sarajevë, është politikan i boshnjak i Bosnjës.

[redaktoni] Biografia

Haris Silajxhiq është i biri i Haxhi Hafiz Kamil efendisë Silajdxhiqit. Është doktor i historisë dhe punon si profesor në fakultetin Filozofik të Sarajevës, dhe mban ligjërata në shumë fakultete të botës. Ka qenë ministër i punëve të jashtme në qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës (1990.-1993.),ka qenë premier i qeverisë së R B dhe H (1993.-95.). Ka qenë premier i B dhe H gjatë kohës së luftës. Bashkë me kryetarin e ndjerë Alia Izetbegoviqi ka pasur barrën më të madhe të luftës. .

Nga viti 1997 ka kryer funksionin e nënkryetarit të këshillave të ministrave në B dhe H. Është zgjedhur profesor në fakultetin Filozifik të Sarajevës në vitin 1996 , ndërsa në vitin 1998 edhe në Cornell University Ithaca, në New York. Fakultetin e gjuhës dhe islamistikën e kreu në Bengazi te Libisë, ndërsa magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Është i martuar dhe ka një djalë Mirza i cili është 21 vjeç dhe shkollohet në Stamboll.