Hiob

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hiob është roman nga Joseph Roth, një shkrimtari austriak, i publikuar në vitin 1930. Autori e përshkruan rrugën e vuajtjes të një mësuesi fshati me besimin çifut nga një SchtetlRusi. Protagonistit, Mendel Singer, i qëllohen në një kohë të shkurtër aq shumë krisma fati, sesa i prishet i gjithë botëkuptimi i tij dhe fillon të dyshojë në zotin edhe plotëfuqinë dhe madhërinë e tij.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesa e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

E gjitha fillon me lindjen e djalit fizikisht dhe mentalisht invalidë të Mendel Singer, Menuchim, i cili vuan nga epilepsia, që vlerësohet si dënim i zotit. Duket se Menuchim e qon familjën e tij në fatkeqësi. Fëmijët të tjerë të Mendel e përbuzojnë dhe maltretojnë Menuchim, sepse ndihen të harruar nga e ëma, e cila vetëm po pikëllohet për Menuchim. Poashtu po qesëndisen nga fëmijët të tjerë të Schtetl-it (fshate të banuar dikur nga çifutët në Europën lindore: Poloni, Ukrainë, Çeki, Sllovaki, Rumani) për invaliditetin të Menuchim. Edhe dashuria e Mendel për gruan e tij, Deborah, po ndikohet nga lindja. Një dite vëllezërve më të mëdhenjë po i vjen urdhri për në ushtri. Për më të vogëlin e ëma mund ta organizojë emigrimin në Amerikë, tjetri po lajmërohet për shërbimin në ushtrinë ruse për t'i shpëtuar jetës të rreptë në familje dhe në Schtetl. E bija e Mendel, Mirjam, prapset nga besimi fetar dhe shpëton në mallet dhe ëndrrat në formë të dashurisë me ushtarët kozakë, që janë të stacionuar në fshat - në tmerr të atit. Pas një kohe djali i emigruar po lajmërohet, i cili në Shtetet e Bashkuara quhet "Sam". Me paranë të fituar ai po e merr familjen e tij në "shtetin e lirë". Për të shkuar në rrugë Singersët duhet të lënë pas Menuchim në Rusi.

Pjesa e dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mendel, Deborah dhe Mirjam udhëtojnë me anije në Amerikë. Para se të mbërrijnë e shikojnë Statujën e Lirisë, simbolin e një jete më të mirë. Mirëpo Mendel në shtetin e ri nuk po ndihet mirë, gjithçka i duket e huaj, edhe poashtu djali i tij Schemarjah ("Sam"); gruaja dhe e bija në kundërshtim po e shijojnë jetën moderne dhe shpejt Mirjam dashurohet përsëri: Mac, një shok i ngushtë i Sam. Mendel mallohet për Menuchim, por nuk do ta pranojë këtë. Për fatkeqësi Sam vdes në Luftën e Parë Botërore, në të cilin sapo hyri Amerika. Jonas, vëllai më i madh, lajmërohet si i humbur, dhe më pas vdes gruaja e Mendel, Deborah, nga malli, në fund sëmuret mentalisht e bija, Mirjam. Nga këto krisma fati Mendel e humb besimin fetar të tij, të cilin po e rimerr kur e viziton papritmas i biri Menuchim, i cili gjatë kësaj kohe është shëruar dhe është bërë muzikant i famshëm. Në fund të librit Mendel Singer po e zen gjumi me lumturi dhe qetësi. A vdiq tani, nuk është e qartë.

Pikëlidhja[redakto | redakto tekstin burimor]

Georges de La Tour: Hiobi i tallur nga gruaja e tij, 1625-1650, Musée Départemental des Vosges në Épinal

Vepra e romanit është qartësisht e inspiruar nga historia e Hiobit (apo Ejupit) në Besëlidhjen e Vjetër. Si Hiobi edhe poashtu Mendel Singer duket se po humb gjithçka dhe humb shpresën, duke patur parasysh fortësinë e "dënimit", në zotin. Kjo ngjashmëri po kryqëzohet poashtu nga një histori e dytë e Biblës, historinë e Jozefit. Në romanin e Roth kjo është Menuchim i lënë pas në Rusi, që tanimë është shëruar nga epilepsia e tij dhe takohet me të atin në Amerikë si mjeshtër ansambli. Në këtë mënyrë Menuchim po i ngjan poashtu Mesiës si shpëtimtar shërimprurës.

Edicione tekstesh[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes, Deutscher Taschenbuch Verlag, ISBN 3-423-13020-2
  • Edicion teksti në Projekt Gutenberg-DE
  • Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes, sipas edicionit të librit 1930. Me koment dhe pasfjalë. E publikuar nga Hans Wagener. Stuttgart: Reclam 2010 (UB 18532).
  • Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes. Me pasfjalë, materiale, tablë kohe dhe koment nga Martin Lowsky. Husum: Verlag Hamburger Lesehefte 2010 (Fletorja 225), ISBN 978-3-87291-224-4

Letërsi e dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Hans-Jürgen Blanke: Joseph Roth, Hiob: Interpretation. München 1993. Oldenbourg. ISBN 3-486-88657-6.
  • Martin Lowsky: Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes. Königs Erläuterungen und Materialien (Banda 435). Hollfeld: C. Bange Verlag 2005. ISBN 978-3-8044-1821-9.
  • Christine Schmidjell: Joseph Roth. Hiob. Erläuterungen und Dokumente. Stuttgart: Reclam 2004 (Reclam UB 16033).

Filmime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Hiob. (Austri/Republika Federative Gjermane 1978. Film televizor në tre pjesë. Libri dhe regjia: Michael Kehlmann. Me Günter Mack dhe të tjerë)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]