Historia e Lushnjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Si qendër e banuar Lushnja u krijua në shek. XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisë së Myzeqesë gjendet në defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja që në këtë periudhe ishte një katund na paraqitet me 15 shtëpi dhe 100 banorë.

Në vitin 1850 Lushnja na paraqitet përsëri si katund dhe në këtë periudhë mori emrin Lushnje nga emri i njërës prej grave të Pashait të Beratit, Salushes të cilës këtë territor ia bëri si dhuratë.

Lushnja filloi te dallohet si qendër dhe të marrë një rëndësi të veçantë në vitin 1970 duke u bërë qendër këmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bë qendra e të gjithë krahinës përreth. Rregjistrimet zyrtare për herë të parë i gjejmë në vitin 1923 ku duke përfshirë dhe zonën e Libofshës, Lushnja ka 28.348 banorë kurse në vitin 1937 territori i Lushnjës ka një siperfaqe 834 km² dhe një popullsi prej 46.420 banorë.

Nga viti 1924-1939 Lushnja pati një shtesë vetëm prej 18.000 banorë. Gjatë këtij 15 vjeçar ne territorin e Lushnjës erdhën rreth 500 familje kosovare që u shpërndanë në 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamësh e çobanësh. Ardhje që vazhduan edhe në vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjës kishte 63 çifligje me 11.157 ha tokë.

Banorët e këtyre viteve mbajnë emrin “Myzeqar” që do të thotë njerëz me prirje për muzikë, fakt i cili vërtetohet edhe sot kur këngët myzeqare janë më të mirat dhe më të kërkuarat e këtij kombi.

Qyteti i Lushnjës mori pjesë aktive ne Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Një moment historik tepër i rëndësishëm është “Kongresi i Lushnjës” që u mbajt në 21-31 janar të vitit 1920 në të cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipërisë. Në 14 gusht 1920 në këtë qytet u mbajt Kongresi i Arsimit.

Mori pjesë aktive ne Luftën Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe në luftën për përmbysjen e sistemit Komunist.