Historia e botës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e botës është historia e njerëzimit (Homo sapiens), nga kohët më të hershme në të sotmen, në të gjitha vendet e Tokës. Ajo nuk përfshin historinë natyrore jo-njerëzore dhe historinë gjeologjike, përveçse kur bota natyrore ka ndikuar thellë në jetët njerëzore. Historia botërore përfshin studimin e burimeve të shkruara, nga kohët e lashta e më tej dhe njohuritë shtesë të përftuara nga burimet jetësorea, të nxjerra nga arkeologjia. Historia faktuale e antikitetit[1] fillon me shpikjen, në vendndodhje të ndryshme e të palidhura në Tokë, të shkrimit, që mundësoi transmetimin e kujtimeve dhe dijeve të sakta për shumë kohë.[2][3] Megjithatë, rrënjët e qytetërimit gjenden përpara shkrimit — në parahistorinë e njeriut.

Parahistoria njerëzore fillon në Paleolit, ose Epokën e Hershme Gurit. Gjatë Neolitit (Epokës së Re të Gurit) Revolucioni Bujqësor ndërmjet viteve 8500 dhe 7000 para Krishtit në Gjysmëhënën Pjellore (Mesopotami), njerëzit filluan zbutjen sistematike të kafshëve e bimëves — bujqësinë.[4][5][6] Bujqësia u shpërnda në rajonet fqinje dhe gjithashtu u zhvillua pavarur në rajone të tjera, derisa shumica e njerëzve jetonin si bujq në vendbanime të përhershme. [7] Siguria relative dhe prodhimtaria në rritje që I dha punimi I tokës njeriut lejoi rritjen e këtyre komuniteteve. Ato u rritën me kalimin e kohës në njësi edhe më të mëdha bashkë me evoluimin e mënyrave më efektive të transportit.

Ushqimi me tepricë solli edhe ndarjen e punës, shfaqjen e një klase të sipërme (që nuk punonte) dhe zhvillimin e qyteteve e kësisoj qytetërimit. Ndërlikimi në rritje I shoqërive njerëzore kërkonte sisteme të mbajtjes së të dhënave e llogaritjesh, që çuan në shkrimin e parë.[8]

Qytetërimet e para u zhvilluan në buzë të lumenjve e liqeneve që mbështesnin jetën. Në vitin 3000 para Krishti këto qytetërime ishin ngritur në Mesopotami (toka ndërmjet dy lumenjve Eufrat dhe Tigër) në Lindjen e Mesme ,[9] në buzë të Nilit në Egjipt[10][11][12] dhe në luginën e lumit Indus.[13][14][15] Qytetërime të ngjashme besohet të jenë shfaqur gjatë kësaj kohe edhe në lumenjtë e mëdhenj të Kinës, por provat arkeologjike për këtë janë më të pakta.

Historia e Botës së Vjetër (veçanërisht Europës) ndahet në Antikitetin, gjer më 476 pas Krishtit; dhe Mesjetën,[16][17] nga shekulli I 5-të gjer më shekullin e 15-të, duke përfshirë edhe Rilindjen e hershme europiane; Periudha e Hershme Moderne,[18] nga shekulli I 15-të gjer në fund të shekullit të 18-të, duke përfshirë edhe Epokën e Iluminizmit; dhe Periudha e Vonshme Moderne, nga Revolucioni Industrial gjer më sot, duke përfshirë edhe historinë e tanishme.

Në Europë, rënia e Perandorisë Perëndimore Romake (476 pas Krishtit) konsiderohet kryesisht si fundi I Antikitetit dhe si fillimi I Mesjetës, gjatë së cilës (rreth vitit 1300) Rilindja europiane[19][20] shfaqet. Në mesin e shekullit të 15-të shpikja e Johannes Gutenberg, ajo e shtypshkronjës,[21] revolucionarizoi komunikimin, duke I dhënë fund Mesjetës dhe duke hyrë në kohët modern dhe Revolucionin Shkencor.[22] Nga mesi I shekullit të 18-të, mbledhja e dijeve dhe rritja e teknologjisë arritën pikën kritike që startoi Revolucionin Industrial.[23]

Në pjesë të tjera të botës, në Lindjen e lashtë të Afërme,[24][25][26]në Kinën e lashtë,[27] Indinë e lashtë dhe kudo tjetër, historia u shpalos ndryshe, por në shekullin e 18-të, për shkak të tregtisë botërore në rritje dhe kolonizimit, historitë e shumë qytetërimeve njerëzore u takuan e u puqën. Në çerek-mijëvjeçarin e fundit, me rritjen e nivelit të dijes, teknologjisë, tregtisë, mundësisë së shkatërrimit prej luftës në ngritje, krijimit të mundësive dhe rreziqeve, tani, me këto, ballafaqohen shumë komunitete njerëzore që banojnë planetin.[28][29]

Parahistoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Parahistoria.

Homo sapiens u shfaq për herë të parë në Tokë ndërmjet 400, 000 dhe 250, 000 vjetëve më parë gjatë periudhës Paleolitike. Kjo ndodhi pas një periudhe të gjatë të evolucionit të njeriut. Paraardhës të njeriut, si Homo erectus, I kishin përdorur veglat për shumë mijëvjeçarë, por me kalimin e kohës, veglat u përmirësuan e u bënë më të ndërlikuara. Në një pikë të caktuar, njerëzit filluan të përdorin zjarrin për nxehtësi dhe gatim. Njerëzit gjithashtu zhvilluan gjuhën gjatë Paleolitit, ashtu si edhe një grup ritesh si varrosja e çdo trupi dhe zbukurimi I tyre. Në këtë periudhë, të gjithë njerëzit jetonin si gjahtarë-mbledhës, të cilët ishin përgjithësisht endacakë.

Njerëzit modern u shpërndanë me shpejtësi të madhe nga Afrika dhe zonat pa akull të Europës dhe Azisë. Zgjerimi i menjëhershëm I njerëzimit në Amerikën Veriore dhe Oqeani ndodhi gjatë kulmit të Epokës së Fundit të Akullit, kur zonat mesatare klimatike të sotme ishin të pabanueshme. Megjithatë, njerëzit kolonizuan pothuajse të tërë tokat pa akull të globit nga fundi I Epokës së Akullit, rreth 12, 000 vjet më parë.

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Crawford, O. G. S. (1927). Antiquity. [Gloucester, Eng.]: Antiquity Publications [etc.]. (cf., History education in the United States is primarily the study of the written past. Defining history in such a narrow way has important consequences ...)
  2. ^ According to David Diringer ("Writing", Encyclopedia Americana, 1986 ed., vol. 29, p. 558), "Writing gives permanence to men's knowledge and enables them to communicate over great distances.... The complex society of a higher civilization would be impossible without the art of writing."
  3. ^ Webster, H. (1921). World history. Boston: D.C. Heath. Page 27.
  4. ^ Tudge, Colin (1998). Neanderthals, Bandits and Farmers: How Agriculture Really Began. London: Weidenfeld & Nicolson. ISBN 0-297-84258-7. 
  5. ^ Bellwood, Peter. (2004). First Farmers: The Origins of Agricultural Societies, Blackwell Publishers. ISBN 0-631-20566-7
  6. ^ Cohen, Mark Nathan (1977) The Food Crisis in Prehistory: Overpopulation and the Origins of Agriculture, New Haven and London: Yale University Press. ISBN 0-300-02016-3.
  7. ^ Jo të gjitha shoqëritë e braktisën nomadizmin (endacakërinë), sidomos ato që gjendeshin në rajone të izoluara e ku llojshmëria e bimëve ishte e pakët. See Jared Diamond, Guns, Germs and Steel.
  8. ^ Schmandt-Besserat, Denise (Jan-Feb 2002). "Signs of Life". Archaeology Odyssey: 6–7, 63. 
  9. ^ McNeill, Willam H. [1967] (1999). "In The Beginning", A World History, 4th, New York: Oxford University Press, 15. ISBN 0-19-511615-1. 
  10. ^ Baines, John and Jaromir Malek (2000). The Cultural Atlas of Ancient Egypt, revised, Facts on File. ISBN 0816040362. 
  11. ^ Bard, KA (1999). Encyclopedia of the Archaeology of Ancient Egypt. NY, NY: Routledge. ISBN 0-415-18589-0. 
  12. ^ Grimal, Nicolas (1992). A History of Ancient Egypt. Blackwell Books. ISBN 0631193960. 
  13. ^ Allchin, Raymond (ed.) (1995). The Archaeology of Early Historic South Asia: The Emergence of Cities and States. New York: Cambridge University Press. 
  14. ^ Chakrabarti, D. K. (2004). Indus Civilization Sites in India: New Discoveries. Mumbai: Marg Publications. ISBN 81-85026-63-7. 
  15. ^ Dani, Ahmad Hassan; Mohen, J-P. (eds.) (1996). History of Humanity, Volume III, From the Third Millennium to the Seventh Century BC. New York/Paris: Routledge/UNESCO. ISBN 0415093066. 
  16. ^ Internet Medieval Sourcebook Project. Fordham.edu. Vizituar në 18. Prill 2009.
  17. ^ The Online Reference Book of Medieval Studies. The-orb.net. Vizituar në 18. Prill 2009.
  18. ^ Rice, Eugene, F., Jr. (1970). The Foundations of Early Modern Europe: 1460-1559. W.W. Norton & Co.. 
  19. ^ Burckhardt, Jacob (1878), The Civilization of the Renaissance in Italy, trans S.G.C Middlemore, republished in 1990 ISBN 0-14-044534-X
  20. ^ ''The Cambridge Modern History. Vol 1: The Renaissance (1902). Uni-mannheim.de. Vizituar në 18. Prill 2009.
  21. ^ What Did Gutenberg Invent?. BBC. Vizituar në 20. Maj 2008.
  22. ^ Grant, Edward. The Foundations of Modern Science in the Middle Ages: Their Religious, Institutional, and Intellectual Contexts. Cambridge: Cambridge Univ. Pr., 1996.
  23. ^ More; Charles. Understanding the Industrial Revolution (2000) online edition
  24. ^ William W. Hallo & William Kelly Simpson, The Ancient Near East: A History, Holt Rinehart and Winston Publishers, 1997
  25. ^ Jack Sasson, The Civilizations of the Ancient Near East, New York, 1995
  26. ^ Marc Van de Mieroop, History of the Ancient Near East: Ca. 3000-323 B.C., Blackwell Publishers, 2003
  27. ^ Ancient Asian World. Automaticfreeweb.com. Vizituar në 18. Prill 2009.
  28. ^ Reuters – The State of the World The story of the 21st century
  29. ^ Scientific American Magazine (September 2005 Issue) The Climax of Humanity. Sciam.com (22. Gusht 2005). Vizituar në 18. Prill 2009.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Fernand Braudel (1996). The Mediterranean and the Mediterranean World in the Age of Philip II. Berkeley, Calif.: University of California Press. ISBN 0-520-20308-9. 

Lexime të mëtejshme[redakto | redakto tekstin burimor]