Hyria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hyria ishte një qytet me kulturë antike ilire mesapiane, në afërsi të Magna Grecia, që korrespondon me qytetin aktual të Orias. Hyria zinte një pozicion strategjik në qendër midis Dollit dhe polisitTarantit.

Qeramika mesapike e Hyrias (Orisë)

Origjina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monedha hyriane, periudha romake, D: koka me lëkurë leonine; R: vetëtima

Nuk dihet saktë se kush ishin themeluesit e qytetit, ishin fiset ilire apo ato antike greke. Qyteti ishte themeluar në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. (sipas Herodotit, themelues ishin banorët me prejardhje nga Kreta), duke u kthyer nga fushata fatkeqe në Sicili, për të gjetur disa vende në Anën Perëndimore mesapiane duke i dhënë jetë një procesi protourban. Me kalimin e kohës qyteti është bërë qendër e rëndësishme e fisit ilir të mesapëve. Qendra mesapiane ka qenë shpesh në luftë me polisin fqinjë të Tarantit me fate të përziera.

Beteja e Hyrisë - 460 p.e.s.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 460 p.e.s, në Hyria është zhvilluar një betejë mes tarentinëve dhe fiseve ilire të japigëve dhe mesapëve. Tarentinët me sa duket mjaftueshëm të sigurt në numrin e tyre për t'u përballur vetëm me një forcë japigiane, u kundërshtuan nga një armik shumë më i vogël se ushtria masive e sjellë kundër Tarantit trembëdhjetë vjet më parë. Opisi, mbreti i shtetit mesapian, kishte ardhur për të ndihmuar peucetët në betejë, por këtë herë hoplitët kolonialë grekë, të mbështetur përsëri nga një krah i frikshëm kalorësie, u treguan superiorë ndaj japigëve. Në betejën vendimtare, vetë Opisi u vra. Kjo betejë ishte një ndeshje mjaft e barabartë e trupave të blinduara, Peucetët në këtë betejë kishin rreth 3,000 njerëz dhe ushtria e Opisit numëronte rreth 4,000 ushtarë të armatosur me shtiza. Kjo fitore i dha fund konflikteve mes tarentinëve me japigëve për një brez të plotë.

Sundimi romak[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas paraqitjes së Republikës Romake qendra mesapiane u privua nga të gjitha të drejtat politike dhe u reduktua në një bashki të nënshtruar ndaj Romës. Vetëm në vitin 90 p.e.s. të drejtat politike u shtrinë për të gjithë banorët e gadishullit. Duke qenë i mbingarkuar dhe i shkatërruar gjatë Pushtimeve barbare ngadal ia lëshoi vendin qytetit mesjetar të njohur si Uriah.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]