Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logoja e KIPRED-it

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED (ang. Kosovar Institute for Policy Research and Development).


Misioni, qëllimet dhe parimet

Misioni i KIPRED-it është përkrahja dhe fuqizimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe rajon.

Qëllimet e KIPRED-it janë:

  • Përkrahja dhe forcimi i demokracisë brenda institucioneve publike dhe partive politike në Kosovë;
  • Zhvillimi i kërkimeve të pavarura të politikave publike;
  • Ndikimi në proceset e hartimit të politikave publike;
  • Ofrimi i forumeve për diskutime dhe shkëmbime të përvojave në ndërtimin e institucioneve dhe të demokracisë;
  • Ngritja e kapaciteteve kërkimore për studentë dhe hulumtues;
  • Ofrimi i resurseve për kërkime shkencore dhe kërkime të politikave publike.

KIPRED-i udhëhiqet nga këto parime:

  • Mbizotërimi i frymës demokratike, paanësia kundrejt grupeve politike dhe etnike;
  • Bashkëpunimi me institucionet publike dhe grupe të qytetarëve që përkrahin demokracinë;
  • Bashkëpunimi me institucionet me karakter të njëjtë, lokale apo ndërkombëtare.

Lidhjet[redakto | redakto tekstin burimor]