Ishujt Azore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ishujt Azore

Ishujt Azore paraqesin grupin e nëntë ishujve më të mëdhenj dhe disa tjerë të vegjël në oqeanin Atlantik, 1500 km larg bregdetit portugez. Në pikëpamje administrative janë ishuj të Portugalisë, të ndarë në tri grupe si departamente të veçanta tejdetare portugeze.

Azoret janë ishuj vullkanik me origjinë , malore ( 2300 m) të cilët ngritën nga pragu nënujor i Atlantikut verior. Ishulli më i madh këtu është Sao Miguel ( 747 Km2 ), madje, Tercera (396 km2), Sao Jorge (238 km2), Faja ( 172 km2), Flores (143 km2), dhe më të vegjël: Santa Maria, Graziosa Corve, si dhe disa të tjerë. Të gjithë ishujt e Azoreve shtrihen më afër Evropës se sa Afrikës, edhe pse njihen si ishuj afrikan. Lëvizjet tektonike në ishujt azorik manifestohen shumë shpesh me tërmete për shkak se shtrihen në zonën e gjallë tektonike atlantike. Veçoritë klimatike janë me origjinë subtropikale oqeanike, respektivisht me temperatura mesatare vjetore prej 21 gradë C dhe sasi të reshjeve prej 800-1000 mm, të cilat mundësojnë rritjen e pyjeve në zonat bregdetare dhe të çufrajave( takijeve ) në latësi.

Popullsia paraqet një racë meleze e krijuar prej portugezëve, maorëve, zezakëve edhe flamanëve, të cilët, natyrisht, përdorin gjuhën portugeze si gjuhë zyrtare. Popullsia e vendit më tepër merret me bujqësi, me rritjen e cerealieve (sidomos misër dhe grurë), madje , me perime (më shumë me groshë), banane, duhan, çaj, panxhar sheqeri, patate dhe hardhi. Kështu p.sh. në ishullin Sao Miguel më shpesh rriten bananet (40.000 t.), hardhia në Pico e Sao Miguel (8000 ha dhe prodhimi 135. 000 hl venë dhe 21.000 t. rrush. Shpatet e maleve dhe fushat bregdetare mundësojnë edhe rritjen e kafshëve shtëpiake. Një pjesë e popullsisë bregdetare merret me gjueti të peshkut për arsye të pasurisë së madhe me peshq të kësaj ane të Atlantikut. Popullsia e ishujve Pico dhe Fajal merren me gjueti të balenave, vajin e së cilave e eksportojnë. Për shkak të dallimeve të mëdha sociale një pjesë e popullsisë së Azoreve emigron në Evropë si fuqi punëtore. Në ishullin Santa Matria është ndërtuar aeroporti modern Villa Sao Porto.

shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]