Jailbreak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Jailbreak është procesi i heqjes së kufizimeve të vendosura nga Apple në pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS — këto pajisje përfshijnë iPhone, iPod touch, iPad, dhe gjeneratën dytë të Apple TV. Jailbreak lejon përdoruesit e iOS të fitojnë qasje të plotë në sistemin operativ, duke i lejuar ata të shkarkojnë aplikacione shtesë, shtojca, dhe tema që nuk mund të shkarkohen nëpërmjet Apple App Store. Fjala "jailbreak" vjen nga anglishtja që nënkupton nxjerrje (break) nga burgu (jail).[1] Një iPhone, iPod touch, ose iPad me jailbreak që përdor iOS mund ta përdorë ende App Store, iTunes, dhe funksionet e tjera normale, siç është kryerja e thirrjeve telefonike.

Jailbreaking është i nevojshëm nëse përdoruesi ka si qëllim të përdorë programe të paautorizuara nga Apple. Nën "Digital Millennium Copyright Act", jailbreak i iPhone është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Apple ka deklaruar se kjo praktikë "mund të shkelë garancinë".[2]


Arsyet për jailbreak[redakto | redakto tekstin burimor]

Cydia duke shfaqur një listë të programeve të mundshme për pajisje me jailbreak.

Përdorimi i aplikimeve nga palë të treta[redakto | redakto tekstin burimor]

Një nga arsyet kryesore për jailbreak është për të zgjeruar funksione të caktuara të kufizuaara nga Apple dhe App Store i saj.[3]}} Jailbreak lejon instalimin e çdo aplikimi dhe nuk i nënshtrohet miratimit nga Apple.[4] Aplikimet i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e iPhone Developer Program License Agreement përpara se të jenë në dispozicion përmes Apple App Store.[5] Jailbreak lejon shkarkimin e programeve të pamiratuara nga Apple.[6]

Instalimi i programve të publikuara jashtë App Store ka potencial të ndikojë në jetën e baterisë dhe në qëndrueshmërinë e sistemit nëse porgrami është optimizuar dobët ose përdor shpesh shërbime që shkarkojnë baterinë (siç janë 3G apo Wi-Fi).[7][8][9]

Përdorimi i operatorëve të shumtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Jailbreak hap gjithashtu mundësinë për të përdorur programe për të zhbllokuar jozyrtarisht celularë iPhone të bllokuar (që pranojnë karta SIM vetëm të një operatori), në mënyrë që të përdoren me operatorët e tjerë.[10]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Mike Keller (13 shkurt 2012): Geek 101: What Is Jailbreaking?. Geek Tech. PCWorld. Vizituar në 15 shkurt 2012.
  2. ^ Leander Kahney (26 korrik 2010): Apple’s Official Response To DMCA Jailbreak Exemption: It Voids Your Warranty. Cult Of Mac. Vizituar në 26 tetor 2011.
  3. ^ Chris Foresman (13 dhjetor 2010): iPhone jailbreaker set to bring Cydia to Mac OS X. Infinite Loop. Ars Technica. Vizituar në 2 gusht 2011.
  4. ^ [1] Gizmowatch
  5. ^ Ryan Singel (15 prill 2010). "Apple App Store Bans Pulitzer-Winning Satirist for Satire". Wired. Retrieved 12 shkurt 2011. 
  6. ^ FoxNews
  7. ^ Ellis Hamburger (3 maj 2011): The Truth About Jailbreaking Your iPhone: The 5 Biggest Drawbacks. SAI: Tools. Business Insider. Vizituar në 26 tetor 2011.
  8. ^ Adam Dachis (5 maj 2011): Four Reasons Not to Jailbreak Your iPhone, iPod touch, or iPad. Lifehacker. Vizituar në 26 tetor 2011.
  9. ^ Brennon Slattery (3 gusht 2010): 5 Reasons to Jailbreak Your iPhone – and 5 Reasons Not. Today @ PCWorld. PCWorld. Vizituar në 26 tetor 2011.
  10. ^ Brian X. Chen (7 gusht 2009): 6 Reasons to Jailbreak Your iPhone. Gadget Lab. Wired. Vizituar në 1 maj 2012.