Karpatet
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karpatet (gj.çeke, sllovake dhe polake Karpaty, ukra. Karpati, rum. Carpaţii), janë male në Evropën e Mesme.Shtrihen në një gjatësi prej1.500 km (gjerësi 300 km) nga Bratisllava, nëpër teritorin e Çekisë, Sllovakisë, Polonisë, Ukrhinës dhe Rumanisë deri në Serbinë lindore.
Maja më e lartë është Gerllahovka 2655 m, gjendet në Tatrat e Larta në Sllovaki. Karpatet ndahen në Karpatet Perëndimore me Beskidet dhe me Tatrat e Larta, mandej në Karpatet pyjore, të Lindjes dhe Karpatet Jugore ose Alpet Transilvane, me majën më të lartë Moldovea 2543 m.
Rrjedhat e rëndësishme ujore janë Tisa, Vislla, Odra, Dnjestri, Prut, Morishi etj.
Klima e Karpateve është kontinentakle dhe malore.

