Kiço Xhavella

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kiço Xhavella.jpg

Kiço Xhavella, politikan, gjeneral, kryminsiter dhe Suliot.

Jeta [redakto]

Lindi, më 1801Sul dhe u rrit në ishullin e Korfuzit ku kishin emigruar të parët e fisit. Në vitin 1820 ai u rikthye në Sul pas marrëveshjes që kishin bërë Xhavellat me Ali Pashanë dhe në atë kohë në moshën 19-vjeçare, ai mori titullin Kapedan. Pas kësaj ai shkoi në Itali për të marrë një sasi armësh dhe kur u kthye që andej, Aliu ishte vrarë e suliotët ishin larguar për së dyti nga Suli. Në atë kohë Kiço Xhavella u bashkua me Marko Boçarin dhe luftoi së bashkë me të. Në vitin 1835, Mbreti Othon e caktoi atë si adjutant të vet duke e bërë nën gjeneral dhe mbikqyrës së përgjithshëm të ushtrisë. Pas vdekjes së Ministrit të Mbrotjes së Greqisë, Karaskaqit (një tjetër Shqiptar i shquar) në vitin 1844, Kiço Xhavella shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848 ai mori postin e kryeministrit të Greqisë. Kiço Xhavella vdiq në Mesolongj në vitin 1855.