Larry Mullen, Jr.
Larry Mullen Jr. | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Lawrence Joseph Mullen, Jr. |
Njohur edhe si | Larry Mullen Jr.; Babyface Mullen |
Lindi | 31 tetor 1961 |
Prejardhja | Dublin, Irlandë |
Zhanret | Rock, post-punk, alternative rock |
Profesioni | Muzikant, tekst shkrues |
Instrumenti | Vokal, bateri |
Vitet aktive | 1976 - prezent |
Uebfaqja | U2.com |
Lawrence Joseph "Larry" Mullen, Jr. (i lindur më 31 tetor 1961) në Artane, Dublin, Irlandë. Larry Mullen Jr është themeluesi dhe bateristi i grupit irlandez U2, bend i cili fillimisht është quajtur "The Larry Mullen Band". Ai ka punuar në projkte të shumta gjatë karrierës së tij, duke përfshirë një bashkëpunim me Michael Stipe dhe Mike Mills nga R.E.M., për të formuar Automatic Baby në 1993 (performanca e vetme e bendit Automatic Baby ishte versioni akustik i këngës "One" gjatë MTV koncertit për presidentin Bill Clinton). Ai gjithashtu ka punuar me shokun e bendit Adam Clayton në ri-inçizimin e Mission Impossible, në vitin 1996.
Ai dhe U2 kanë fituar shumë çmime, duke përfshirë edhe 22 Grammy Awards.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mullen, është fëmija i dytë dhe djali i vetëm i Larry dhe Maureen Mullen, lindi më 31 tetor 1961 në Artane, në pjesën veriore të Dublinit, Irlandë. Ai shtoi "Junior" në fund të emrit të tij për të dalluar veten nga babai i tij, Larry Mullen, Sr. Larry karrierën muzikore e nisi kur filloi të merrte mësimet e pianos, kur ai ishte 8 vjeç. Ai nuk e pëlqeu mësimin në piano, kështu ai hoqi dorë nga piano dhe filloi në bateri në vitin 1971. Ai fillio të merrte mësimet nga bateristi më i njohur Irlandez, Joe Bonnie. Kur Bonnie vdiç pas një viti vajza e tij Monica vazhdoi ta mësonte Larryn. Motra e tij, Cecilia, i bleu atij bateritë e para në vitin 1973 për £17. Duke u rritur, Larry e kishte konsideruar jetën e tij "shumë normale për një kohë". Megjithatë, motra më e vjetër e Mullen (Mary) vdiç në vitin 1973, ndërsa pesë vite më vonë i vdiç nëna në një aksident rrugor në vitin 1978, dy vite pasi ishte themeluar U2.
Para se te themelohej U2, Mullen ishte i përfshirë në bendin Artane Boys Band tani njihet si "the Artane Band". Mullen themeloi U2 në vitin 1976. Bendi ishte i përbërë nga Mullen, Paul "Bono" Hewson, David "The Edge" Evans, vëllau i tij Dik Evans, Adam Clayton, dhe shokët e Mullen Ivan McCormick dhe Peter Martin, bendi fillimisht ishte i njohur si "Larry Mullen Band", por emri shpejt u ndërrua në "Feedback", që ishte njëra nga termat muzikore që ata i dinin. Menjëherë pas themelimit të bendit, McCormick and Martin u larguan, prej atëherë ata u njohën si "The Hype". Vetëm pak para se ata të fitonin Limerick, gara e talentëve Irlandez, ata e ndërruan emrin prapë, për herë të fundit, në U2, formalisht bënë një koncert lamtumirës për Dik Evans, dhe u bënë bend prej katër antarësh që janë edhe sot.
Mullen ka luajtur edhe në tastierë për disa këngë, duke përfshirë "United Colours" nga Original Soundtracks 1 i vitit 1995, një album që Mullen kurrë nuk e ka pëlqyer. Mullen është i pamartuar, por jeton me të dashurën e tij Ann Acheson për më shumë se 30 vjet. Ata kanë tre fëmijë, Aaron Elvis (lindur në vitin 1995), Ava (lindur në vitin 1998), dhe Ezra (lindur në vitin 2001).
Mullen i pëlqen motoçikletat Harley Davidson dhe është adhurus i madh i Elvis Presley. Ai tani jeton në periferi të Howth, Dublin.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mullen dhe U2 kanë fituar më shumë se 60 çmime, duke përfshirë 22 Grammy Awards. Në Grammy Awards, bendi ka fituar "Best Rock Duo or Group with Vocal" shtatë herë, "Album of the Year" dy herë, "Record of the Year" dy herë, "Song of the Year" dy herë, and "Best Rock Album" dy herë.