U2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me grupin muzikor U2 për kuptime tjera të fjalës shiko U2 (kthjellim).
U2
U2.jpg
Nga e majta në të djathtë: Larry Mullen Jr., The Edge, Bono, Adam Clayton
Informacione
Prejardhja Flag of Ireland.svg Dublin, Irlandë
Zhanri Rock
Post-punk
Alternative rock
Label CBS Records (1979 - 1980)
Island Records (1980 - 1997)
Interscope Records (1997 - prezent)
Vite aktiv 1976 - prezent
Anëtarët
Bono
The Edge
Larry Mullen Jr.
Adam Clayton
Webfaqja
u2.com

U2 është një grup roku irlandez i themeluar në vitin 1976, i cili përbëhet nga Bono (vokal dhe kitarë), The Edge (kitarë, tastierë dhe vokal), Adam Clayton (kitarë bas) dhe Larry Mullen Jr., (bateri).

Grupi u formua në vitin 1976 kur anëtarët ishin adoleshentë dhe kishin aftësi teknike të kufizuara. Sidoqoftë, nga fillimi i viteve '80, ata u bënë një nga grupet më të famshëm të botës, të njohur për zërin e tyre himnor, vokalin e pasionur të Bonos dhe lojën melodike të kitarës nga The Edge. Suksesi i tyre në koncerte live ishte më i madh se suksesi i shitjeve të albumeve deri në vitin 1987, kur doli në shitje The Joshua Tree. Revista Rolling Stone deklaron se ky album i shndërroi ata "nga heronj në superyje". U2 iu përgjigjën revolucioneve të muzikës dance dhe rokut alternativ, si dhe stanjacionit të tyre duke rikrijuar në një farë mënyre vetveten me albumin e vitit 1991 Achtung Baby si dhe me turneun Zoo TV. Eksperimentime të ngjashme vazhduan gjatë tërë viteve '90. Që nga viti 2000, U2 kanë ndjekur një drejtim muzikor më tradicional, që ngjet me punët e tyre më të hershme.

U2 kanë shitur më shumë se 140 milionë albume në tërë botën, dhe kanë fituar 22 Grammy Awards, më shumë se çdo grup tjetër. Në vitin 2005, grupi u bë pjesë e Holli i Famës në Rok adn Roll, po atë vit kur dhe u propozuan për të. Revista Rolling Stone e radhiti U2-në në vendin e 22-të në listën e saj të 100 artistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tyre, anëtarët e grupit kanë zhvilluar fushata për Të Drejtat e Njeriut dhe drejtësi shoqërore, duke përfshirë pjesëmarrjen në Amnesty International, ONE Campaign, dhe DATA.

Anëtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Albume studiosh[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 22 Grammy Awards (ndër të tjera në këto kategori Record Of The Year, Best Rock Album, Best Rock Song, Song Of The Year dhe Best Rock Performance By A Duo Or Group With Vocal)
  • 7 Brit Awards
  • 2 MTV Europe Music Awards
  • 4 MTV Video Music Awards
  • Golden Globe Award, 2003
  • Propozuar për Academy Award në kategorinë Music - Original Song për The Hands that built America, 2003
  • Rock and Roll Hall Of Fame, 2005
  • Urdhëri i Lirisë i Portugalisë për angazhime humanitare, 2005
  • Çmimin Lajmëtar i Vetëdijes prej Amnesty International, 2005

Shikoni edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: U2 – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale