Leka i Madh

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Ky artikull ose seksion me prioritet të lartë duhet përmirësuar sipas udhëzimeve të Wikipedisë.

Ju lutemi: ndihmoni dhe ju në përmirësimin e këtij artikulli këtu.

Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë dhe nuk mund të mirret si i saktë.(Tetor 2007)
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.
Aleksandri III, I Madhi
Mbret i Maqedonisë, Egjemon i Ligës Helenike, Shah i Persisë, Faraon i Egjyptit
Aleksandri duke ndeshur me mbretin persian Dari III. Nga Mozeiku i Aleksandrit, nga Pompei, Napoli, Museo Archeologico Nazionale.
Mbretërimi 336 BC-323 BC
Lindur më 20 Korrik 356 p.e.s.
Pela, Maqedonia e vjetër
Vdekur më 10 Qershor 323 p.e.s.
Babiloni
Predeçesori Filipi II
Mbasardhësi Aleksander IV
Burri Roxana i Bactria
Stateira e Persisë
Issue Aleksandri IV
I jati Filip II i Maqedonve
E jëma Olimpia i Epirit

Leka i Madh, Aleksandri i Madh ose Aleksandri III (356 p.e.s. Pela, Maqedoni10 Qershor 323 p.e.s.) ishte mbret i Maqedonisë së Vjetër.

[redaktoni] Historia

Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale, që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qyteterimet e vjetra. Ai e kaloj edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te dajua në Epir. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliaden dhe Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridiqen. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretin i Epirit, të atin e Pirros (Epirit). Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djali të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madhë
Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madhë


Në ato kushte Aleksandri vendosi të vinte në jetë planin e të atit, për pushtimin e Azisë. Për këtë i hodhi sytë perandorisë më të madhe të kohës, Persisë. Kaloi në Azi me ushtri të vogel, por më e stërvitura e kohës. Pushtoi së pari qytet-shtetet e Azisë së Vogël, së bashku me Egjiptin. Më pas u përball me Persinë, me mbretin Dari III në tre përleshje. E parë u bë në vitin 331 para epokës sonë në Isos, kundër një ushtrie dy herë më e madhe në numër. E dyta në Gaugamel në vitin 329, pra dy vjet më vonë, ku ushtria perse kishte 250 mijë njerëz ndaj 40 mijë te trupave te tij. E fundit ishte në Granikë. Në të tre përleshjet Aleksandri pati tre fitore të jashtëzakonshme! Perandoria më e madhe e kohës u rrëzua nga një burrë i vetëm! Pas pushtimit të Persisë, Aleksandri u drejtua edhe më në lindje, drejt Indisë, në kërkim të fundit të botës. Një pjesë e ushtarëve mbetën në ato vise dhe pasardhësit, ndonëse kanë kaluar 22 shekuj, krenohen me atdheun e tyre të parë. Pushtoi edhe shumë vise në Indi dhe Azinë Qëndrore, por nuk arriti të realizonte ëndrrën e tij dhe u detyrua të tërhiqet. Kjo për arsye se ushtarët e tij u lodhën nga 8 vite lufte të pandërprerë. Për t’i dënuar ushtarët, Aleksandri zgjodhi kthimin më të vështirë, ndaj një pjesë vdiqën rrugës. Asnjë ushtri në botë nuk kishte vuajtur kaq shumë gjatë tërheqjes, përveç asaj të Napoleonit, prej kthimit nga Rusia më 1812. Në kohën kur po përgatiste një ekspeditë të re për të pushtuar tërë botën perëndimore, temperatura e lartë e shtriu në shtrat dhe pas nëntë ditësh vdiq, në vitin 325 para erës sonë. Aleksandri i Madh ka mbetur në kujtesë me rininë e përhershme, si Akili, idhulli i tij. Burrat që kanë bërë historinë në vitet e mëvonshme si: Pirroja i Epirit, Napoleoni e shumë të tjerë, e patën Aleksandrin shembull të tyre. Deri më sot, vlerësohet si njeriu që ka patur pasurinë më të madhe të botës. Ai shkeli tre kontinente dhe mbasi u kthye nga India, kishte një ëndërr që të bashkonte Evropën, Azinë dhe pjesën veriore të Afrikës në një Shtet të vetëm. Ai u martua me Roksanën (grua Afgane)dhe lindi një djalë që i vuri po të njëjtin emër. Në të gjithë botën që ai shkeli ndërtoj 14 Aleksandri. Ishin qytete të mëdha për kohën, në të cilat ai la qytetërimin grek në to.

[redaktoni] Emri Aleksandër

Eimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe qe do te thotë 'Leka a ne ander' ose me sakte: Leka eshte ne enderr, per shkak se ai kishte enderr pushtimin e botes. Leke eshte baza e emrit Aleksander, ndersa Aleksander eshte mbiemer i formuar nga nje tog fjalesh shqipe. Me vone, emri Aleksander eshte greqizuar. Por, kurrsesi nuk i eshte humbur kuptimi qe ka ne gjuhen shqipe. Vlen te permendet se ne disa fshatra arbereshe akoma ekziston toponimi Leksander qe i pergjigjet mjaft mire etimologjise qe pershkruam me siper. Nje tjeter supozim per etimologjine e emrit Aleksander eshte 'A le si ne anderr' per shkak se nene e tij Myrtali shpeshehere kishte pare ne enderr se do te sillte ne kete bote nje djale qe do ta ndryshonte epoken. (αλέξω=mbroj, άνδρας=burrë).

Nuk duhen ngatërruar vëndasit e asaj kohe me Maqedonsat e sotëm, megjithëse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot.