Liri Lushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liri Lushi
U lind në1954
Kombësiashqiptare
Shtetësiashqiptare
ShkollimiInstituti i Lartë i Arteve
Profesioniaktore

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun:Tregim për katër kufitarët nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teater[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli - Hera
  • 1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
  • 1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
  • 1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
  • 1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli - Dorina
  • 1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
  • 1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
  • 1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
  • 1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli -
  • 1986 - "Një Dritë s'më lë të fle", Dramë nga Pëllumb Kulla. Regjisor: Foto Vongli, Skenografia: Agron Bregu, Muzika: Valentin Veizi. - Roli - Liljana
  • 1987 – "Mariana Pineda" Dramë nga Federico García Lorca, Regjisor: Drita Agolli dhe Foto Vongli, Skenograf: Agron Bregu, Muzika: Joaquín Rodrigo. – Roli – Mariana Pineda
  • 1988 – "Montserrat" Dramë nga Emmanuel Roblès, Regjisor: Foto Vongli, Skenograf: Dritan Gjymshana, Muzika: El Condor Pasa dhe Paul Simon. – Roli – Nëna
  • 1990 – "Vdekja e një Mbretëreshe" Monodramë nga Rexhep Qosja, Përshtatur për skenë nga Foto Vongli, Regjisor: Foto Vongli, Koreograf: Ludmill Çakalli, Skenograf: Armand Xhomo, Muzika: Stephen Montague (At the White Edge of Phrygia), Roli – Mbretëresha.
  • 1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
  • 1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli - Kurtizanja
  • 1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
  • 1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) - Roli Mirandolina
  • 1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli - Moderatorja
  • 1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
  • 1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku)
  • 2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
  • 2008 - Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli - Teuta
  • 2008 - Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli - Agave

Regji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]