Luixhi Pirandelo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
LuigiPirandello.JPG

Luixhi Pirandelo(italisht Luigi Prandello) (28 qershor 1867 - 10 dhjetor 1936) ishte një dramaturg, dhe shkrimtar italian.

Luixhi Pirandelo u lind në fshatin Kaos në rrethinat e Agrixhentos (një qytet në Sicilinë jugore) të Italisë.

Luixhi Pirandelo mori Çmimin Nobel në Letërsi në 1934, për "Rinovim të guximshëm e të shkëlqyer të dramës". Veprat e Pirandelos përfshijnë novela, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave janë të shkruara në gjuhën siciliane. Tipike për Pirandelon është të tregojë se si arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe se si njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe - fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh si pararendëse për Teatrin Absurd.

Vdiq në 1936-n në Romë.

Veprat [redakto]

  • Una boccata d'aria (Një frymëmarrje ajri)
  • L'Esclusa
  • Il Turno (Kthesa)
  • Il Fu Mattia Pascal (Mattia Pascal)
  • Suo Marito (Burri i saj)
  • I Vecchi e I Giovani (Të moshuarit dhe të rinjtë)
  • Quaderni di Serafino Gubbio (Fletoret e Serafino Gubios)
  • Uno, Nessuno e Centomila (Një, asnjë dhe njëqind mijë)
  • Sei Personaggi in Cerca d'Autore (Gjashtë personazhe në kërkim të autorit)
  • Ciascuno a Suo Modo (Secili me mënyrën e tij)
  • Questa Sera si Recita a Soggetto (Sonte improvizojmë)
  • Enrico IV (Enrikua i Katërt)
  • L'Uomo dal Fiore in Bocca (Njeriu me lule në gojë)
  • La Vita che ti Diedi (Jeta që të dhashë)
  • Il Gioco delle Parti (Rregullat e lojës)
  • Diana e La Tuda (Diana dhe Tuda)
  • Il Piacere dell'Onestà (Kënaqësia e ndershmërisë)
  • L'Imbecille (Budallai)
  • L'Uomo, La Bestia e La Virtù (Njeriu, bisha dhe virtuti)
  • Vestire gli Ignudi (Të veshësh lakuriqët)
  • Così è (Se Vi Pare) (Kështu është (Nëqoftëse mendon kështu)