Mëndafshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thurja e mëndafshit shek XIV

Mëndafshi është fije proteinash natyrore e cila fitohet me kultivimin e një insekti të ashtuquajtur krimbi i mëndafshit (Bombyx mori) larva e të cilit ushqehet me gjethe të pemëve zakonisht gjethe mani. Vjen nga Kina dhe disa shekuj me radhë ishte malli kryesor tregtar i dinastive kineze. Mëndafshi ndikoi në zhvillimin e një rruge tregtare të ashtuquajtur Rruga e mëndafshit në për të cilën tregtarët kinezë e transportonin mëndafshin në Evropë. Kjo rrugë pati një rëndësi të madhe për afrimin midis civilizimeve të ndryshme me shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknologjike. Të përmendim se në Evropë nëpërmjet kësaj rruge kanë arritur nga Kina njohuritë për letrën, busullën, barutin, kalendarin, etj.

Sekreti i mëndafshit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mëndafshi ka filluar të prodhohet rreth 6000 vjet para erës së re. Pasi mëndafshi ishte material shumë i vlefshëm kinezët me xhelozi e ruanin sekretin e prodhimit të tij dhe ai që do ta zbulonte sekretin do të dënohej me vdekje. Prodhimi i mëndafshit në Evropë filloi shumë vonë në vitin 552 të erës sonë kur dy priftërinj nestorian i vodhën vezët e krimbit të mëndafshit dhe fshehën në shkopinjtë e bambusit dhe ia prunë perandorit bizanti Justinian në Kostandinopojë.

Vetitë e mëndafshit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mëndafshi si fije tekstili ka kualitete të larta dhe është shumë e shëndetshëm dhe fisnik, e ruan nxehtësinë e trupit dhe e largon djersin. Fija e mëndafshit nuk këputet lehtë dhe krahasohet me çelikun. Nuk digjet lehtë, dhe është material antialergjik.

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në industrinë e tekstilit
  • Në prodhimin e gomave "tubeless"
  • Çiklizmi profesionist

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]