Mago Barkas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mago Barkas († 203 p.e.s.) ishte një gjeneral KartagjenasLuftën e Dytë Punike, një prej djemve të Hamilkar Barkas dhe vëllau më i vogël i Hanibalit.

Ai ishte bashkë me vëllaun e tij Hanibalin në Betejat në Italia deri në vitin 216 p.e.s. Pas betejës së Kanaesë ai qoi lajmin e fitores në Kartago dhe shkoi pastaj në Spanjë. Aty bashkë me vëllaun e tij më 211 p.e.s. Hasdrubal Barkas luftoi kundër dy gjeneralëve Romakë Publius dhe Gnaeus Scipio dhe fitojë.

Pas tërheqjes së Hasdrubal Barkas në Itali, Mago Barkas u bë kryekomandant i ushtrisë KartagjenaseSpanjë. Nga Legjionet nën urdhërin e Scipio Africanus, në vitin 206 p.e.s. te Ilipa, Mago Barkas bashkë me gjeneralin e tij Hasdrubalin dhe mbretin Masinisa (i cili në atë kohë ishte aleatë i Kartagos) u mposhtën. Masinisa u tërhoq pastaj me ushtrinë e tij prapë në Afrikë.

Mago Barkas shkoi në Gades, nga aty e kaloi dimrin në Menorca dhe u nis më 205 p.e.s. drejt Ligurisë, për të luftuar kundër Romakëve. Sipas një Legjende emri i kryeqytetit të Menorcas, Mao e mur emrin nga Mago Barkas i cili ndenji aty gjatë dimrit.

Në kohën e një armëpushimi (203 p.e.s.) pak para se të përfundojë lufta Mago Barkas e mur urdhërin që të shkoj në Kartago ; Mago Barkas e humbi jetën gjatë udhëtimit drejt Afrikës nga një plagë.

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Thomas Friedrich: Biographie des Barkiden Mago: ein Beitrag zur Kritik des Valerius Antias. Konegen, Wien 1880. 54 S. (Untersuchungen aus der alten Geschichte 3)
  • Klaus Geus: Prosopographie der literarisch bezeugten Karthager. Peeters, Leuven 1994. ISBN 90-6831-643-5. (Studia Phoenicia 13) (Orientalia Lovaniensia analecta 59), S. 181-187

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]