Makbule Atadan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Makbule Atadan
Makbule (1905)
U lind në1885
Vdiq18 janar 1956 (70-71 vjet)
Vendi i prehjesVarrezat Cebeci Asri
KombësiaTurke
Vepra të shquara
"Ağabeyim Mustafa Kemal" (Mustafa Kemal, Vëllau Im) (1952)
Bashkëshorti/jaMecdi Boysan (m. 1919; div.1946)
Prind/ërAli Rıza Efendi (baba)
Zübeyde Hanım (nënë)
Të afërmMustafa Kemal Atatürk (vëlla)
Varri i Makbule Atadan

Makbule Atadan (1885 – 18 janar 1956[1]) ishte motra e Mustafa Kemal Atatürk, themeluesit të Republikës së Turqisë. Ajo ishte motra e vetme që mbijetoi e Ataturkut, ndërsa katër vëllezërit e motrat e tjera vdiqën në moshë të re.[2]

E lindur më 1885 në Selanik, atëherë në Perandorinë Osmane dhe e rritur atje, ajo u shpërngul me nënën e saj Zübeyde Hanım në Stamboll pas Luftërave Ballkanike.

Pas themelimit të republikës në vitin 1923, ajo u zhvendos me nënën e saj në Ankara, e thirrur nga vëllai i saj, i cili u bë presidenti i parë i Turqisë. Më vonë, ajo jetoi në Camlı Köşk (fjalë për fjalë pavijon xhami), një vilë e ndërtuar në vitin 1936 brenda kopshtit të Pallatit presidencial Çankaya posaçërisht për të.[3]

Në vitin 1930, ajo hyri në skenën politike duke iu bashkuar partisë së sapokrijuar "Serbest Cumhuriyet Fırkası" (Partia Republikane e Lirë)Fethi Okyar. Megjithatë, jeta e saj politike përfundoi shpejt pas mbylljes së partisë nga vetë Okyar disa muaj më vonë.[4]

Makbule u martua me Mecdi Boysan, deputet në parlament.

Ajo botoi kujtimet e saj me vëllain e saj Ataturk në librin e saj "Büyük Kardeşim Atatürk" (Atatürk, Vëllai im i Madh) (1952).

Ajo vdiq më 18 janar 1956[1] në Ankara në moshën 71-vjeçare dhe u preh në Varrezat Cebeci Asri.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Mürşit Balabanlılar, Şebnem Kandır, Mine Söğüt, Türkiye'nin Yetmiş Yılı: 1923-1993: Gün Gün Cumhuriyet Tarihi, 1. cilt, Hürgüç Gazetecilik, 1994, p. 142.
  2. ^ "Makbule Atadan (1885-1956)". Atatürk Ansiklopedisi (në turqisht). 2021-02-18. Marrë më 2022-03-16.
  3. ^ Çankaya Palace (në turqisht)
  4. ^ "Gazete Habertürk yazarı Murat Bardakçı yazdı". www.haberturk.com (në turqisht). 2018-04-08. Marrë më 2022-03-16.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]