| Mandarina |

Mandarina |
| Seleksionimi shkencor |
|
|
| Anëtarët |
- Citrus unshiu
- Citrus nobilis
- Citrus reticulata
- Citrus reshni
- Citrus sunki
- Citrus tangerina
- Citrus indica
- Citrus tachibana
- Citrus madurensis
|
Mandarina është emri me të cilin thirren disa lloje të familjes Rutaceae.
Vetite kuruese [redakto]
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet. Fruta e mandarinës është shumë e këndshme dhe aromatike. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme. Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Ato janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë. Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime si te portokalli. Nëse ato zihen dhe pihen si lëng në formë çaji, kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri. Gjethet dhe filizat e njomë të mandarinës dhe portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë (nevrasteni: sëmundje që ka për shkak dobësimin e force nervore.)
Lista e anëtarëve [redakto]
Shiko dhe këtë [redakto]
- Mandarina në projektin Commons të Wikipedias (Citrus reticulata)
Lidhje të jashtme [redakto]