Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Katarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Kosovë-Katar
Map indicating locations of Kosova and Katari

Kosova

Katari

Marrëdhëniet Kosovë-Katar janë marrëdhënie të jashtme ndërmjet Kosovës dhe Katarit. Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008 dhe Katari e njohu atë më 7 janar 2011.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rasti i Luftës në Kosovë u diskutua nga anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Katar më 1998.[1] Më 7 janar 2011 Katari u bë vendi i 73-të që njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Gati në të njëjtën kohë Katari votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore.[2] Në maj 2015, Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi vizitoi Katarin, ku diskutoi me zyrtarët e Katarit për mundësitë ekzistuese për të çuar më tej bashkëpunimin në fusha të tilla si ekonomia dhe arsimi.[3] Disa të rinj kosovarë punojnë në Katar, kryesisht në sektorin e shërbimeve, të tërhequr nga mundësi të mira pune dhe paga të larta. Kjo ka shkaktuar midis pjesëve të shoqërisë kosovare shqetësime për shfrytëzimin e punëtorëve të rinj në aktivitete të paligjshme.[4]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Bardhyl Mahmuti: UÇK-ja dhe i ashtuquajturi "Fundamentalizëm islamik"". 12 gusht 2015. Marrë më 11 gusht 2018.
  2. ^ "Katari njohu Republikën e Kosovës". mfa-ks.net. Ministria e Puneve te Jashtme, Qeveria e Kosoves. 7 janar 2011. Marrë më 11 gusht 2018.
  3. ^ "Selimi ftohet në Forumin e Dohas në Katar". 11 maj 2011. Marrë më 11 gusht 2018.
  4. ^ "Punësim në Katar apo…?". 6 shtator 2013. Marrë më 11 gusht 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]