Lockheed Martin F-35 Lightning II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
F-35 Lightning II
TypeAvion luftarak shumërolësh i padallueshëm nga radarët
Place of origin SHBA
Service history
In servicembas 2016
Used byForcat Ajrore të SHBA
Forcat Ajrore Mbretërore
Production history
DesignerLockheed Martin
Designed2001 - në zhvillim
ManufacturerLockheed Martin Aeronautics
Unit costF-35A: US$154 milion
F-35B: US$237.7M
F-35C: US$236.8M
Produced2006 - sot
No. built63

Lockheed Martin F-35 Lightning II është një familje e avionëve luftarak me një ulëse, një motor dhe me shumë role e brezit të pestë në zhvillim për të kryer sulme në tokë, zbulim dhe misione të mbrojtjes ajrore me aftësi të qëndroj i fshehtë. F-35 ka tre modele kryesore: F-35A është një variant me ngritje dhe ulje konvencionale, F-35B është variant me ngritje të shkurtër dhe ulje vertikale, dhe F-35C është një variant për aeroplanëmbajtëse.

F-35 është zhvilluar nga X-35, produkt i programit Joint Strike Fighter (JSF). Zhvillimi i JSF-së është duke u financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera partnere sigurojnë fonde shtesë. Shtetet partnere janë ose anëtare të NATO-s ose aleatë të ngushtë të SHBA-së. Ajo është duke u projektuar dhe ndërtuar nga një ekip i industrisë ajrore të udhëhequr nga Lockheed Martin. F-35 bëri fluturimin e tij të parë më 15 dhjetor 2006.

Shtetet e Bashkuara ka në plan për të blerë një total prej 2.443 aeroplanëve për të siguruar shumicën e forcës së saj taktike ajrore për Forcat Ajrore Amerikane, Korpusit të Marinës dhe Flotës Detare gjatë dekadave të ardhshme. Mbretëria e Bashkuar, Italia, Holanda, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka, Turqia, Izraeli dhe Japonia janë pjesë e programit të zhvillimit dhe mund të pajisin shërbimet e tyre ajrore me F-35.

Specifikimet e (F-35A)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy variante të Trupave Detare të F-35B Lighting II.
Një 15 F-35at e parë në prodhim
F-35B e paisur me teknologji LiftFan

Karakteristikat e përgjithshme

  • Ekuipazhi: 1
  • Gjatësia: 15.67 m (51.4 ft)
  • Hapja e krahëve: 10.7 m (35 ft)
  • Lartësia: 4.33 m (14.2 ft)
  • Siperfaqja e krahëve: 42.7 m² (460 ft²)
  • Pesha pa ngarkesë: 13,300 kg (29,300 lb)
  • Pesha me ngarkesë: 22,470 kg (49,540 lb)
  • Pesha e ngritjes: 31,800 kg (70,000 lb)
  • Motorri i avionit: 1 × Pratt & Whitney F135 turbofan me pasdjedgie
    • Shtytja e thatë: 125 kN (28,000 lbf)
    • Shtytja me pasdjegie: 191 kN (43,000 lbf)
  • Kapaciteti i brendshëm i karburantit: 8,382 kg

Performanca

  • Shpejtësia maksimale: Mak 1.6+ (1,200 mph, 1,930 km/h) (Testuar në Mak 1.61)
  • Rrezja: 2,220 km (1,200 nmi) me depozita të brendshme karburanti
  • Rrezja e luftimit: 1,080 km (584 nmi) depozita të brendshme karburanti
  • Lartësia maksimale e fluturimit: 18,288 m (60,000 ft) (Testuar në 13,100 m)
  • Shpejtësia e ngritjes(në lartësi): Informacion i Rezervuar në SHBA Sekret shtetëror (nuk dihet në publik)
  • Ngarkesa e krahëve: 446 kg/m²; 526 kg/m2 i ngarkuar (91.4 lb/ft²)
  • Raporti shtytje/peshë:
    • Me 100% karburant: 0.87
    • Me 50% karburant: 1.07
  • Limiti-g:g

Armatimi

Sistemet elektronike

Ndryshimet e varianteve
F-35A
CTOL
(Ulje vetëm në pistë të drejtë)
F-35B
STOVL
(Ulje në pistë vertikalisht)
F-35C
CATOBAR
(Projektuar për aeroplanmbajtëse)
Gjatësia 15.7 m 15.6 m 15.7 m
Hapja e krahëve 10.7 m 10.7 m 13.1 m
Sipërfaqja e krahëve 42.7 m² 42.7 m² 62.1 m²
Pesha bosh 13,300 kg 14,700 kg 15,800 kg
Karburanti i brendshëm 8,280 kg 6,125 kg 8,860 kg
Peshsa maksimale e ngritjes 31,800 kg 27,300 kg 31,800 kg
Rrezja e veprimit 2,220 km 1,670 km 2,520 km
Rrezja e luftimit me
karburant të brendshëm
1,082 km 869 km 1,141 km
Shtytje/peshë
 • 100% karburant:
 • 50% karburant:
0.87
1.07
0.90
1.04
0.75
0.91

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]