Jump to content

Mehmet Ali pashë Vrioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mehmet Ali Pashë Vrioni)
Mehmet Ali pashë Vrioni

Mehmet Ali pashë Vrioni (Berat, 1842 - 1895) ka qenë politikan, deputet i parlamentit të parë osman si dhe nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

U lind në Berat, i biri i Hysejn Pashës të Omer Pashës dhe Sabush hanëmes së Ali bej Toptanit,[1] motra e Esad Pashë dhe Gani bej Toptanit.[2] Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni.

Aktiviteti Politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Focat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit u çel më 10 qershor 1878Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl bej Dume-Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.

Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

  1. ^ Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). "A prosopographic study one some 'Albanian' deputies". The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Ergon Verlag in Kommission. fq. 164–166.
  2. ^ Vrioni, Holta (2020). "Publikja dhe privatja në Sarajin e Beut: skica të selamllëkut dhe haremit". Përpjekja. XXI (36–37): 116.