Mossad
Mossad (hebr. המוסד למודיעין ולתפקידים מיוחדים. ha-Mosad lemodi´in u-le-tafkidim mejuhadim) apo Instituti për veprime të posaçme dhe zbuluese shkurt Instituti, është Agjencia e zbulimit Izraelit dhe është përgjegjëse për mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve, kundërterroriste, dhe operacioneve sekrete përtej kufijve izraelite.
Roli dhe funksioni i Mosadit është i ngjashëm me atë të CIA-s amerikane, dhe Shërbimit Sekret të Zbulimit britanik (MI6), etj.
Mosadi është një nga agjencitë e zbulimit më të njohura, më të famshme e më efikase në botë.
Motoja e sherbimit eshte : „ku nuk ka planifikim,populli rrezohet,por shpetimi vjen kur ka shume keshillim"(Shpr. 11, 14).
Mosadi është një shërbim "qytetar" (civil) dhe nuk përdor grada ushtarake.
Rrezja e veprimit të Mosadit me kalimin e viteve është shtrirë në shumë fusha, më të spikaturat janë:
- Mbledhja e fshehtë e informacioneve përtej kufinjve izraeliane.
- Parandalimi i zhvillimit dhe zotërimit të armëve të shakatërrimit në masë nga vendet armike.
- Parandalimi i veprimeve terroriste kundër objekteve izraeliane jashtë shtetit.
- Zhvillimi dhe mbajtja e marrdhënieve të posaçme diplomatike dhe të fshehta.
- Sjellja e hebrejve në shtëpi nga vendet ku zyrtarisht nuk lejohet veprimi i agjencive Alija.
- Kryerja e operacioneve zbuluese, strategjike dhe politike.
- Planifikimi dhe kryerja e operacioneve të posaçme përtej kufinjve të Izraelit.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Mosadi u formua më 13 dhjetor, 1949 nën emrin "Instituti Qendror për Bashkërendim", me porosi të Reuven Shiloah drejtuar kryeministrit të atëhershëm izraelit David Ben-Gurion.
