Muzeu Etnografik në Krujë
Muzeu Etnografik në Krujë | |
---|---|
Vendndodhja | Krujë, Shqipëri |
Koordinatat | 41°29′06″N 19°50′12″E / 41.485083°N 19.836528°E |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | KR003 |
Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qendisma të ndryshme të ekspozuara me finese. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri ne 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989.
Ky shkrim eshte pjeserisht i vertete. Pronesia e pare dhe data e ndertimit eshte e sakte. Shtepia eshte ndertuar nga Toptanasit qe ne ate kohe ishin sundimtare te Krujes dhe eshte e stilit persian, pasi Kapllan Pashe Toptani, sapo ishte kthyer nga fushata e Teheranit, ku turqit dolen ngaghenjyes. Keshtupra, inxhinieret ishin perse, ndersa ustallaret qe e ndertuan dibrane. Madje dhe piktori qe e ka hijeshuar ka qene Bajram Muca, nga Ostreni i Madh.
Me pas, nga fillimi i viteve `800, kur Toptanët u shperngulen ne Tirane dhe u bene zoter të Shqipërise se mesme, shtepia kaloi ne pronesi te nje famijeje te degjuar nga Kruja me mbiemer Kalaja (Zejnel Efendi Kalaja), pronesi e cila u ruajt deri ne vitet e fundit, kur shteti shqiptar beri shpronesimin e saj. Muzeu, i cili ne origjine ka qene haremlleku (banesa private) e Kapllan pashes, eshte shpalluer si i tille per here te pare ne vitin 1959 dhe eshte restauruar me themel nga Prof. Emin Riza. Objektet e ekspozuara aty, kane vlere pakrahasimisht te vogel historike dhe etnografike ne krahasim me vete Muzeun, i cili eshte unik ne trevat Ballkanike.
Galeri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Kuzhina
-
Kuzhina
-
Dhoma e burrave
-
Dhoma e burrave
-
Dhoma e grave
-
Mulliri
-
Qeleshet