Një minak për nipin Mak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një minak për nipin Mak është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin DodonaPrishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 16 dhjetor të vitit 1995 duke pasuar dhe 66 ri interpretime dhe duke arritur 14320 shikures.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Një zonjë i blenë nipit të vetë një qen minak si dhuratë për Vitin e Ri dhe niset në rrugë me tren. Por zonja kishte harruar se dhuratat i sjellë Babadimri... Për të kuptuar se çka ndodhë më së miri është të vini e ta shinin shfaqjen në teatër... Për këtë rast janë duke u mbledhur edhe dhurata" (Marrë nga fletëpalosja për shfaqjen).

Të dhënat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autor i kësaj vepre ishte Samjuel Jakovleviq Marshak, dramatizimin dhe regjinë e bëri Melihate Qena. Në këtë shfaqje interpretuan dhe animuan aktorët: Violetë Krasniqi, Roza Berisha, Violetë Ajazi, Vjollca Krasniqi, Valdet Rama, Faik Gashi, Avni Hoti, në disa repriza të kësaj shfaqjeje kanë luajtur edhe: Xhejlane Godanci, Teuta Sadiku, Fatime Bunjaku, Shiqerie Buçaj dhe Shpëtim Rexhepi.

Pjesa tjetër e ekipit realizues ishin:

Komente[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Momentet më interesante kapen lehtë nga artdashësit e vegjël për shkak të elementeve të humorit që shfaqen në situata të papritura" (V. Veliu, Shfaqet drama "Një minak për nipin Mak", Bujku, 26 dhjetor 1995).

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]