Teatri Dodona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Teatri Dodona (më para i njohur si Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave "Dodona") është themeluar me 12 nëntor 1986 me vendim të Bashkësisë punuese të KK të Prishtinës. Meritat më të mëdha për themelimin i takojnë Rabije Bajramit dhe Ismajl Ymerit i cili më vonë edhe arriti ta vë në funksion në tërësi dhe ky teatër filloj me punë dhe u paraqit me 16 maj 1987 me premierën e parë “Pylli është i të gjithëve”. Titulli shumë i gjatë dhe që në fillim Ismajl Ymeri duke qëndruar me këmbë mbi gërmadhat e faltores së njohur Ilire DODONA pat propozuar që ky teatër i ri të quhet DODONA. Dëshmi për këtë është vajza e Ismajli e cila ka mbushur 20 vite dhe e cila mbanë emrin Dodona. Kumbar u bë Shyqyri Nimani, në vitin 1992.

Më 1992 ky institucion fitoi edhe kulmin mbi krye dhe nga kjo kohë përveç Teatrit të kukullave filloi të veproj edhe skena alternative për të rritur. Që nga themelimi e gjere me sot janë shfaqur më se 33 premiera në skenën e teatrit të kukullave dhe mbi pesëdhjetë premiera në skenën alternative.

1994 futen masat e dhunshme dhe ky teatër shëndërohet në bastion të fjalës shqipe. Ka vite të asaj periudhe kur janë shfaqur edhe mbi 400 programe të ndryshme në të dy skenat. Kontribut shumë të madh në këtë kohë ka dhënë Ansambli I Këngë e valleve të qytetit nën udhëheqjen e Dilaver Kryeziut si dhe Ndërmarrja private për Film Teatër dhe Dizajn “FTD” pronë e Faruk Begollit pas aktiviteteve të tyre fshiheshin programe të tilla edhe si Festivali I Teatrove amatore të Republikës së Kosovës. Rëndësia e këtij teatri është shumë e madhe ku vetëm shfaqjet e teatrit të kukullave I kanë shikuar deri me sot mbi 400 000 shikues.

Teatri është pjesëmarrës në shumë Festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri me tani suksesin më të madh e ka arritur shfaqja “Qeni që nuk dinte të lehë” në regjiMelihate Qenës ku nga Festivali gjithëkombëtar I teatrove te kukullave u kthye me 6 shpërblime. 3 për aktorin më të mirë të festivalit, për Kompozitorin më të mirë të festivalit, çmimin special për arritje në lëmin e teatrit si dhe çmimin Miq të festivalit.

Teatri gjendet në rrugën ”Xhelal Mitrovica” në lagjen ,e cila edhe e ka marr emrin sipas Teatrit. Me gjithë problemet e shumta Teatri ka punuar dhe ka funksionuar edhe gjatë kohës së rikonstruimit i cili ka zgjatur 17 muaj. Janë realizuar rreth 90 repriza (shfaqjesh të ndryshme). Shfaqjet e Teatrit kanë marrë pjesë në disa Festivale anë e këndë Botës dhe ka pasur edhe rezultate. Festivali Evropian i Teatrove të Kukullave i cili mbahet tradicionalisht çdo vit në Pogradec, Festivali i Kajros, Festivali i Luganos, Ditët e Kulturës ShqiptareParis, Ditët e Teatrit të KukullaveMistellbah të Austrisë. Këto informata mund të vërtetohen në librin Monografik "Dekada e Dodonës" të botuesit Dukagjini. Viti i botimit 2002.

Festivali për Fëmijë dhe të Rinjë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kuadër të aktiviteteve të teatrit "Dodona" duhet përmendur edhe Festivalin për Fëmijë dhe të Rinjë "Liri nuk do të të dëshpëroj" i cili filloi me 13 dhe vazhdoi në datat 15, 17, 19, 21 dhe 23 shtator 1999 në Prishtinë. Ky projekt ishte i inicuar nga teatri "Dodona" dhe OJQ "Post pesimistët", ndërsa sponzorë te festivalit ishin: UNMIK-u, EU TAFKO-ja, KFOS-i, USAID-i dhe RREGULA. Regjinë e këtij festivali e bëri Melihate Qena. kurse organizimin aktori Valdet Rama.

Aktorët e teatrit të kukullave "Dodona", bashkë me studentët e vitit të tretë të aktrimit, në këtë festival dhanë shfaqjen "Po shkoj në festival", sipas vargjeve të shkrimtarit S. J. Marshak, dramatizuar dhe në regji të Melihate Qenës.

Shfaqje përsëpari[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e shfaqjeve përspari të Teatrit të kukullave Dodona që nga themelimi deri në vitin 2002.

Nr. Titulli Premiera Shikues
1 Pylli është i të gjithve 16 maj 1987 41077
2 Rosak Baltaku 27 tetor 1988 46557
3 Elefanti i vogël kurreshtar ? 5767
4 Ëndrra e vajzës dhe babadimri 28 dhjetor 1990 1148
5 Minuku lozanjar 20 maj 1991 39419
6 Posta e porositur 25 dhjetor 1991 23245
7 Picrraku 22 qershor 1992 20406
8 Kënga si dhuratë 17 dhjetor 1993 10714
9 Princesha Zobeidë 5 shkurt 1995 35960
10 Përralla me lara 28 maj 1994 9337
11 Qeni që nuk dinte të lehë 21 shkurt 1995 15447
12 Një minak për nipin Mak 16 dhjetor 1995 14320
13 Gjahtari dhe e bukura e dheut 25 maj 1996 13845
14 Goni Trazovaçi 11 dhjetor 1996 13166
15 Tomi dhe Xheri 9 prill 1997 17493
16 Llamba magjike e Alajdinit 17 mars 1997 1596
17 Top hopi 28 mars 1998 2115
18 Po 10 tetor 1998 393
19 Kësulëkuqja 17 tetor 1998 1269
20 Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët 8 dhjetor 1999 ?
21 Goni në fushën e minave 3 prill 2000 33959
22 Tërë bota Kosovë 10 dhjetor 2002 9795
23 Princesha dhe dragoi 3 shkurt 2001 ?
24 Në dhomën katër me tre 18 dhjetor 1999 ?
25 Sytë e gjyshes 10 tetor 2001 17799
26 Konkursi dhjetor 2001 ?
27 Xhuxhi nga Taxhuxhi 4 maj 2002 ?
28 Rosak pastërtori 16 qershor 2001 17000
29 Gjysmagjeli
30 Pula këlloçkë e Abes Loçkë
31 Në dhomën katër me tre
32 Mustqoshi larosh 10.2006
33 Përralla e furrtarëve 8.03.2008
34 Vjollca magjike 03.2009

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]