Një pallto për babain tim në burg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një pallto për babin tim në burg
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Një pallto për babin tim në burg
Vendi i prodhimit Kosovë
Viti i prodhimit Vitet e 90
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) I: 82 min

II: 77 min III: 89 min IV:78 min

Zhanri Dramë
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Prodhuesi i filmit:
Aktorë kryesorë
Adem Mikullovci
Leze Qena
Shani Pallaska
Agim Shala
Aktorët tjerë
Jehon Gorani


Filmi Një pallto për babain tim në burg është film i viteve 1990-ta, kur çdo gjë shqiptare në Kosovë ishte e ndaluar. Filmi është bërë në mënyrë të fshehur!.

Filmi është i përbërë nga 4 pjesë.

Pjesa e parë.[1]

Filmi pëshkruan gjendjen sociale në familjet shqiptare në gjendjen pas protestave të minatorëve të ndërmarrjes Trepça për kushtet mizore dhe masat që aplikonte shteti serb. Një djalosh i varfër ku pushteti serb ia kishte burgosur babain vihet në rrugët e jetës për ta mbajtur familjen me lloj-lloj pune dhe aty takon një familje të një aristokrati bujar, ku shoqëria e tij me djaloshin sa i jep harmoni plakut aristokrat aq edhe nostalgji të rëndë duke ia arkajuar periudhën e fëmijërisë së tij dhe shumë shqiptarëve të tjerë të cilët kishin kaluar neper sakrifica dhe kohë jashtëzakonisht të veshtira. Por ngjarjet japin kthesë të rëndë që do ta preukopojnë shumë plakun.Por ajo qka do e madhështojnë Plakun fisnik janë parimet e larta kulturore të trashëguara nga të parët e sidomos kur në pyetje është amaneti shqiptar i pakushtëzuar...

Shani Pallaska- Plaku-Ahmeti

Leze Qena- Gruaja e Ahmetit

Adem Mikullovci-Bislimi/Xhaxhai i Shpendit

Besnik Mikullovci-Nipi i Ahmetit/Djali i Bashkimit

Ramiz Musa-Shpendi.

Jehon Gorani-Iliri/Djali i Ahmetit

Kumrije Hoxha- Shpresa/Reja e Ahmetit

Fidaim Islami

Agim Shala-Bashkimi/Djali i madh i Ahmetit

Dibran Tahiri-Doktorri

Shkumbin Istrefi-Babai i Shpendit.

Realizmi:

Muzika: Genc Salihu

Kenget: Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri

Mikroman: Ergyn Dobërçani

Skripta: Lumnije Mikullovci

Montazhi: Ekran Dobërçani

Kameraman: Jusuf Rizvanolli

Regjia: Adem Mikullovci


Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë sqarohet etapa ku Bislimi (Adem Mikullovci) shkon për kryeshëndosh tek familja e plakut të pasur fisnik i cili vdiq pak kohë pas vrasjes se Shpendit nga policia serbe kur përfundoi vizitën në burg të babait të tij gjatë kthimit ndërsa situata për familjet shqiptare vështirësohet kur fillon të plaçkiten, të vidhen e të burgosën popullsia shqiptare në Kosovë. Bislimi ka barren për tu kujdesur për mbesën e saj tashme jetime Shqipen, e cila gjendet në mesin e pikëllimit,ankthit se shpresës së zbehtë për tu ritakuar me babanë. Dëshira e Bashkimit për t'ia çuar në vend porosinë e të atit për ta punësuar Bislimin në magazën e tyre, vihet në peng në momentin kur makthi serb fillon konfiskimet e mallit dhe arrestimet e biznismeneve shqiptarë...Megjithë masat e dhunshme përpjekjet e burrave të mëdhenj për paqe, humanitet e liri vetëm sa forcohen e ndergjegjësohen. Fanatizmi për t'iu kundervyer shtypjes dhe brutalitetit ëtshë e pashmangshme tanime...

Luajnë:

Leze Qena- Gruaja e Ahmetit

Adem Mikullovci-Bislimi/Xhaxhai i Shpendit

Jehon Gorani-Iliri/Djali i vogël i Ahmetit

Kumrije Hoxha- Shpresa/Reja e Ahmetit

Agim Shala-Bashkimi/Djali i madh i Ahmetit

Dibran Tahiri-Doktorri

Realizimi:

Muzika: Armend Rexhepagiqi

Kënga: Ilir Shaqiri

Mikroman: Ergyn Dobërçani

Skripta: Lumnije Mikullovci

Montazhi: Ekran Dobërçani

Kameraman: Jusuf Rizvanolli

Skenari dhe regjia: Adem Mikullovci [2]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Film Kosovar - Një pallto për babin tim në burg (Pjesa e parë), marrë më 2024-04-19
  2. ^ https://www.youtube.com/watch?v=JTbqOjOHONk&t=153s. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)