Njësia qendrore e përpunimit
Njësia qendrore e përpunimit (anglisht:Central Processing Unit) ose shkurt CPU, është pjesë e një sistemi kompjuterik i cili kryen udhëzimet e një programi kompjuterik, dhe është një element parësor në ushtrimin e funksioneve kompjuterike.Ky term ka qenë në përdorim në industrinë e kompjuterëve të paktën që prej fillimit të viteve 1960.Forma, hartimi dhe zbatimi i CPU kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga shembujt më të hershme, por operacioni i tyre themelor mbetet i njëjtë.
Veprimet e tij janë të caktuara nga një program me kodin e makinës. Detyrat kryesore të tij janë operacionet aritmetike, leximi dhe shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës (kujtesa RAM) si zbatimin e urdhëresave në Programe. Format moderne të CPU-së janë Mikroprocesorët në të cilat të gjitha integralet dhe pjesët tjera përbërës të CPU-së janë të futura në një mikrointegral (mikrochip).
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Kompjutera si ENIAC duhet të rikablloheshin për të kryer detyra të veçanta, kështu që filluan të quheshin kompjutera me program të pandryshueshëm. Në përgjithësi termi CPU ishte përkufizuar si një paisje ekzekutuese programesh dhe paisjet e para që me të drejtë filluan të quheshin CPU, erdhën me shpikjen e kompjuterave të parë me program të memorizuar. Idea e këtyre kompjuterave ishte e pranishme në projektin për ENIAC-un të J. Presper Eckert-it dhe të John William Mauchly-it por fillimisht u la mënjanë për të mbaruar më shpejt paisjen. Në datën 30 qershor 1945, përpara mbarimit të ENIAC-ut, matematicieni John von Neumann paraqiti një tezë me titullin First Draft of a Report on the EDVAC (Plani i parë i raportit për EDVAC). Kjo tezë përshkruante projektin e një kompjuteri me program të memorizuar, që sipas planit do të mbarohej ne gusht të 1949-ës. EDVAC-u ishte projektuar për të kryer disa komanda të ndryshme. Këto komanda mund të kombinoheshin duke krijuar programe të dobishme për të vënë në punë ENIAC-un. Programet e shkruajtura për ENIAC-un ruheshin në memorie kompjuteri të shpejta, në vend që të specifikoheshin nga instalimet elektrike të kompjuterit. Në këtë mënyrë u tejkaluan kufizime të mëdha të ENIAC-ut, si psh. koha dhe mundimi i konsiderueshëm për të rikonfiguruar paisjen nëse duhej të kryente detyra të tjera. Me projektin e Von Neuman programi,ose software, që ENIAC-u ekzekutonte mund të ndryshohej thjesht duke ndryshuar përmbajten në memorjen e kompjuterit. Ndërsa Von Neuman njihet për projektin e kompjuterit të parë me program të memorizuar, të tjerë para tij si psh. Konrad Zuse hartuan dhe vunë në zbatim ide të ngjashme. E ashtuquajtura Arkitektura e Harvardit e paisjes Harvard Mark I, e cila mbaroi së ndërtuari para EDVAC-ut, përdorte gjithashtu programe të memorizuara por përdorte Shirita letre me vrima në vend të memorjes elektronike. Dallimi kryesor midis arkitekturës së Van Neuman-it dhe asaj të Harvardit është ky: e dyta ndan memorizimin dhe përpunimin e komandave të CPU-së dhe të dhënave (data), ndërsa e para përdor të njëjtën hapësirë në memorje për të dy (në të njëjtin vend ruhen të dhënat dhe komandat e CPU-së). Shumica e CPU-ve moderne ruan në plan të parë projektin e Von Neuman-it, por ka edhe elmente nga arkitektura e Harvardit.
Tranzitorët diskret dhe Qarqet e Integruar të CPU [redakto]
Mikroprocesorët [redakto]
Operacioni [redakto]
Projektimi dhe zbatim [redakto]
Paralelizmi [redakto]
Performanca [redakto]
Burimi [redakto]
Lidje të jashtme [redakto]
- Projektues të Mikroprocesorëve
- Advanced Micro Devices - Advanced Micro Devices, a designer of primarily x86-compatible personal computer CPUs.
- ARM Ltd - ARM Ltd, one of the few CPU designers that profits solely by licensing their designs rather than manufacturing them. ARM architecture microprocessors are among the most popular in the world for embedded applications.
- Freescale Semiconductor (formerly of Motorola) - Freescale Semiconductor, designer of several embedded and SoC PowerPC based processors.
- IBM Microelectronics - Microelectronics division of IBM, which is responsible for many POWER and PowerPC based designs, including many of the CPUs utilized in late video game consoles.
- Intel Corp - Intel, a maker of several notable CPU lines, including IA-32 and IA-64. Also a producer of various peripheral chips for use with their CPUs.
- Microchip Technology Inc. - Microchip, developers of the 8 and 16-bit short pipleine RISC and DSP microcontrollers.
- MIPS Technologies - MIPS Technologies, developers of the MIPS architecture, a pioneer in RISC designs.
- NEC Electronics - NEC Electronics, developers of the 78K0 8-bit Architecture, 78K0R 16-bit Architecture, and V850 32-bit Architecture.
- Sun Microsystems - Sun Microsystems, developers of the SPARC architecture, a RISC design.
- Texas Instruments - Texas Instruments semiconductor division. Designs and manufactures several types of low-power microcontrollers among their many other semiconductor products.
- Transmeta - Transmeta Corporation. Creators of low-power x86 compatibles like Crusoe and Efficeon.
- VIA Technologies - Taiwanese maker of low-power x86-compatible CPUs.
|
Komponentet themelore të kompjuterit |
|
|---|---|
| Pajisjet hyrëse | Keyboard · Light pen · Mouse · Mikrofoni · Webcam |
| Pajisjet dalëse | Monitor · Altoparlanti · Printer |
| Lëvizje e të dhënave të ruajtura | Floppy disk · Compact Disc ReWritable/DVD Drive · USB flash drive · Memori kartelë |
| Struktura e Kompjuterit | CPU · RAM · Video card · Sound card · Motherboard · Furnizimi me energji elektrike · Hard disk |
| Portet e të dhënave | Serial port · Potet Paralele · Universal Serial Bus (USB) |

