USB

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
LLoje të USB lidhjeve.
USB-Stick

USB shkurt për Universal Serial Bus është specifikim për të vendosur komunikimin midis pajisjeve dhe një kontrolluesi qendror (zakonisht kompjuter). USB u shpik nga Ajay Bhatt, nëpunës në Intel Inc..

USB ka për qëllim zëvendësimin e shumë llojeve të porteve serike dhe paralele, gjithashtu mund të lidhë pajisje periferike të kompjuterit si miun kompjuterik, tastierën kompjuterike, aparate fotografikë dixhitalë, printues, lojra mediatike personale etj. Për shumë nga këto pajisje, USB është bërë metodë standarde lidhjeje.

USB është projektuar për kompjuterë personal, por është bërë e zakonshme edhe në pajisje të tjera si telefonat e zgjuar, videolojrat etj. Posaçërisht USB HardDisk dhe USB Stick janë ndër më të pëlqyerit për bartjen e shpejtë të të dhënave në mënyrë të shpejtë dhe të pa komplikuar. Me disa nga USB-Stick mund të startohet edhe Sistemi Operues.

Llojet e USB[redakto | redakto tekstin burimor]

USB 2.0 është më e shpejtë dhe moderne! Një USB-1.1-stick lexon të dhënat me një shpejtësi prej 0,8-0,9 MB/s kurse shkruan me një shpejtësi 0,6-0,8 MB/s, kurse USB 2.0 transferojnë të dhëna deri 480 Mbit/s.

USB komponentët normalisht instalohen dhe njihen pa ndonjë komplikim nga Sistemi Operues, pra njihen si mjete Plug&Play. Shumica e këtyre prodhuesve të USB komponentëve ofrojnë edhe program kompjuterik për instalim, nëse një program i tillë nuk është në vetë mjetin atëherë ekzistojnë mjete falas në internet të cilat ofrojnë programe të tilla.