Njësitë administrative të Shqipërisë
Shqipëria ndahet në 12 njësi administratie të quajtura Qark, të cilat ndahen më tej në 36 nën-njësi të quajtura Rreth. Bashkia e Tiranës ka me 11 bashki të vogla një status të veçantë. Ndarja administrative e njësive territoriale në Shqipëri përbëhet nga katër nivele:
- 12 Qarqe (Prefektura)
- 36 Rrethe
- 65 Bashki
- 309 Komuna
- 3020 Fshatra
Historia [redakto]
Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.
Bashkitë ngrihen kryesisht në territoret e qyteteve. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndahet në 11 njësi bashkiake (mini-bashki).
Komunat ngrihen përgjithësisht në territoret e fshatrave, dhe fshatrat zakonisht përbëjnë nënndarje të komunës.
Prefekturat (ose Rajonet, Qarqet) përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh.
Niveli i parë i pushtetit vendor përbëhet nga Komunat dhe Bashkitë. Kryetarët dhe këshillat e komunave dhe bashkive dalin nga zgjedhjet për pushtetin lokal cdo 3 vjet.
Niveli i dytë i pushtetit vendor janë Qarqet dhe Prefekturat. Këshilli i Qarkut, i cili përbëhet nga kryetarët e Bashkive dhe Komunave dhe nga këshilltarë të dalë proporcionalisht nga zgjedhjet vendore, zgjedh kryetarin e këshillit të qarkut, ndërsa Prefekti emërohet nga Qeveria (Keshilli i Ministrave).
Projekt-ligji i ri (Reforma Administrative) që po përgatitet për pushtetin lokal parashikon zvogëlimin kryesisht të numrit të komunave, por edhe të bashkive, duke krijuar komuna të reja nga bashkimi i komunave egzistuese ose bashkimin e ndonjë komune me ndonjë bashki, me qëllim që të rritet efikasiteti i shërbimeve të komunave ndaj komunitetit dhe të ulet kostoja e lartë funksionimit që kanë komunat e vogla me një numër të kufizuar banorësh.[1]
Qarqet administrative [redakto]
- Qarku i Beratit
- Qarku i Dibrës
- Qarku i Durrësit
- Qarku i Elbasanit
- Qarku i Fierit
- Qarku i Gjirokastrës
- Qarku i Korçës
- Qarku i Kukësit
- Qarku i Lezhës
- Qarku i Shkodrës
- Qarku i Tiranës
- Qarku i Vlorës
Rrethet administrative [redakto]
Qytetet [redakto]
|
|
|
|---|---|
| Tirana • Durrësi • Elbasani • Shkodra • Vlora • Korça • Fieri • Berati • Lushnja • Kavaja • Pogradeci • Laçi • Gjirokastra • Patosi • Kruja • Kuçova • Kukësi • Lezha • Saranda • Peshkopia • Burreli • Cërriku • Çorovoda • Shijaku • Librazhdi • Tepelena • Gramshi • Poliçani • Bulqiza • Përmeti • Fushë-Kruja • Kamza • Rrësheni • Ballshi • Mamurrasi • Bajram Curri • Erseka • Peqini • Divjaka • Selenica • Bilishti • Roskoveci • Puka • Memaliaj • Rrogozhina • Ura Vajgurore • Himara • Delvina • Vora • Kopliku • Maliqi • Përrenjasi • Kruma • Libohova • Orikumi • Fushë-Arrëza • Shëngjini • Rubiku • Miloti • Leskoviku • Konispoli • Këlcyra • Krasta • Kërraba | |