Qarku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qarqet në Shqipëri
Qarqet në Shqipëri

Qarku është një njësi administrative që përbehet nga disa rrethe me tradita dhe zakone të njëjta, dhe që janë kufitare me njëri-tjetrin.

Kompetencat e Qarkut janë më të gjera se ato të Prefekturës. Qarku kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, urgjencat civile, projektet e donatoreve, etj. Kjo ka sjelle që Prefektura ta humbasë rolin e saj të mëparshëm. Shikoni këtu për të gjitha qarqet e Shqipërisë: Qarqet e Shqipërisë

Republika e Shqipërisë ka aktualisht 12 qarqe që vijojnë nga veriu në jug : (Kujdes! Figura në të djathtë nuk korrespondon me listën e mëpshtme)

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.

Qarqet përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh. Qarku i takon nivelin së dytë e pushtetit vendor.[1]

Funksionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Funksionet e veta të qarkut janë ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i vet i dhënë me ligj.
  2. Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë komuna e bashki brenda territorit të tij, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve.
  3. Qarku kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, sipas parimeve të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji.[2]

Statistika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Qarku me numrin e popullsisë më të madh është Qarku i Tiranës me afërsisht një milion banore, sa 1/3 e popullsisë se përgjithshme të vendit.
  • Qarku më verior është Qarku i Shkodrës, kurse Qarku më jugor është Qarku i Vlorës.
  • Qarku me vije bregdetare më të gjatë është Qarku i Vlorës, kurse Qarku me vije kufitare më të gjatë është Qarku i Korçës.
  • Qarku me terrenin më malor është Qarku i Kukesit ku ndodhen Alpet e Shqipërisë, kurse Qarku më fushor është Qarku i Durrësit.
  • Qarku i Kukesit ka mbajtur edhe emrin Prefektura e Kosovës gjate periudhës se Zogut.
  • Qarku më minoritar është Qarku i Vlorës ku ndodhet shumica e minoritetit grek.
  • Qarku më i zhvilluar është Qarku i Tiranës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Artikull nga forumviritual.com". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2011. Marrë më 28 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ " Ligji nr.8652, datë 31.7.200" Arkivuar 8 tetor 2013 tek Wayback Machine - E hapur me 18 korrik 2011