Objektivizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Objektivizmi është një sistem filozofik i zhvilluar nga filozofja ruso-amerikane Ayn Rand (1905-1982).

Sipas filozofisë objektiviste, realiteti ekziston pavarësisht ndërgjegjjes; njerëzit janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me realitetin përmes perceptimit të shqisave; Njeriu e fiton dijen objektive nga perceptimi nëpërmjet procesit të formimit të koncepteve dhe logjikës induktive dhe deduktive; Qëllimi në vetvete dhe morali i jetës së vet është kërkimi i lumturisë personale dhe interesit racional të vetvetes... mbështetet kësisoj egoizmi racional, që është një formë individualizmi që nuk i dëmton të tjerët; I vetmi sistem politik dhe ekonomik koherent me këtë moralitet është respekti per të drejtat individuale, në formën e kapitalizmit të pastër; Roli i artit në jetën e një njeriu është të transformojë idetë metafizike më të larta njerëzore nëpërmjet riprodhimit të përzgjedhur të realitetit në jë formë fizike - një vepër arti- që mund të kuptohet dhe ndaj të cilës një njeri mund të përgjigjet emocionalisht.

Idetë e trupëzuara në filozofinë objektiviste kanë patur dhe kanë ndikim të madh mes libertarianëve.[1] Lëvizja Objektiviste, e themeluar nga Rand-i, përpiqet të përhapi këto ide në publik dhe në qarqet akademike.

Filozofia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rand fillimisht i shprehu idetë e saja filozofike në romanet Revolta e Atlasit, Burimi i Jetës dhe në vepra të tjera. Me tej ajo e përpunoi filozofinë e saj në periodikë si The Objectivist Newsletter, The Objectivist dhe në The Ayn Rand Letter, sikundër edhe në libra jo-fiksion si Introduction to Objectivist Epistemology dhe The Virtue of Selfishnes.[2]

Emri “Objektivizëm” vjen nga ideja se dituria njerëzore dhe vlarat njerëzore janë objektive: ato ekzistojnë dhe janë të përcaktuara nga natyra e realitetit, për t'u zbuluar nga mendja, dhe nuk krijohen nga mendimet që një njeri ka.[3] Rand deklaroi se ajo zgjodhi këtë emër sepse emri i saj i preferuar për të emrëtuar një filozofi të bazuar parësisht mbi ekzistencën - “ekzistencializmi” - tanimë ishte marrë nga të tjerë.[4]

Rand e karakterizoi Objektivizmin si “një filozofi për të jetuar në Tokë”, rrënjosur në realitet, dhe me qëllim përkufizimin e natyrës njerëzore dhe të natyrës së botës në të cilën ne jetojmë.[2]

Filozofia ime, në thelp, është koncepti i njeriut si një qenie heroike, me lumturinë e tij si qëllimi moral i jetës së tij, me arritjen prodhuese si aktivitetin e vet më fisnik, dhe arsyen si absoluten e vetme. Ayn Rand, Revolta e Atlasit

Metafizika[redakto | redakto tekstin burimor]

Epistemologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Etika[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Estetika[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Jennifer Burns: Goddess of the Market: Ayn Rand and the American Right. Oxford University Press 2009, ISBN 978-0-19-532487-7
  2. ^ a b Rubin, Harriet (15 shtator 2007). Ayn Rand's Literature of Capitalism. The New York Times. Retrieved 18.09.2007. 
  3. ^ Ayn Rand: Capitalism: The Unknown Ideal . Signet 1967
  4. ^ Leonard Peikoff: Objectivism: The Philosophy of Ayn Rand. Signet 1991