Përdoruesi:Ergi200

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Natyra

Natyra paraqet tërësinë e karakteristikave më kryesore që përcaktojnë thelbin e diçkaje e që në kuptimin më të gjerë ajo përfshin jo vetëm mjedisin ku jetojnë njerëzit, kafshët dhe bimët, por edhe gjithë botën organike dhe joorganike, fizike ose botën materiale apo gjithësinë.  "Natyra" është një term që mund të përfshijë si dukuritë e botës fizike ashtu edhe jetën në përgjithësi. Studimi i totalitetit të natyrës është një pjesë e madhe e shkencës. Edhe pse njerëzit janë pjesë e natyrës, aktiviteti njerëzor shpesh kuptohet si një kategori e veçantë nga dukuritë e tjera natyrore.