Posta dhe Telekomi i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga PTK)
Shko te: navigacion, kërko
Posta dhe Telekomi i Kosovës
Lloji Shoqeri Aksionare
Industria Sherbimet e Komunikimit
Produkte Telekomi i Kosoves
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosoves
Shërbime Telefonia Fikse
Telefonia Mobile
Sherbimet Postare,etj.
Pronar(ë) Qeveria e Kosoves[1]
Punonjësit 3480
Nëndegët Telekomi i Kosoves
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosoves
Adresa e internetit http://www.ptkonline.com/

Posta dhe Telekomi i Kosovës ose shkurt PTK është kompani publike e cila ofron shërbime nga Telekomunikacioni dhe Posta.

Logo e PTK

Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si pasardhëse e PTK-së. Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë. Në PTK ishin hartuan planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjerimin dhe përsosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirëpo qeveria e atëhershme e Serbisë, zbaton në atë ndërmarrje shoqërore "masat e dhunshme" si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjekjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të kidnapuarit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë.

Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës… U kthyen, por u zhgënjyen tërësisht, pasi me sytë e tyre panë se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më. Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, po thuaj nuk funksiononte fare, me përjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën...

Sot, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në aspektin struktural përbëhet nga dy shtylla kryesore : Telekomunikacioni dhe pjesa Postare.

Posta[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesa Postare përfshin :

  • Postën Ndërkombëtare,
  • Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.

Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në territorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.

Telekomunikacion[redakto | redakto tekstin burimor]

Fushat e shërbimeve :

Telefonia fikse

Telefonia fikse ka 120 mijë parapagues të telefoneve fikse. Rrjeti i telefoneve fikse, pjesërisht aplikon teknikën digjitale, fibrave optik dhe sistemin SDH. Ndërsa në teritorin e komunes së Prishtinës ofron edhe shërbimet e Linjave të Huazuara (Lease Lines), linja ISDN (Rrjeti Digjital i Shërbimeve të Integruara)etj. Kapaciteti i rrjetit është diku afro 450 mijë porte. Në këtë pjesë të Postës dhe Telekomit të Kosovës hyjnë edhe foltoret publike të cilat janë :

Posta e Kosovës është përqëndruar në përmirësimin e kualitetit dhe të një numër shërbimesh të ofruara për konsumatorët e saj. Gjatë vitit të ks së Kosovës t`i ofrojë palës së tretë shërbimet e arkëtimit dhe pagesave.

Arritja e marrëveshjeve për shërbime ndërmjet Postës, Telefonisë Fikse dhe asaj Mobile që njësitë e biznesit për shërbimet e kryera ndermjet vete të kompenzohen.

U lëshuan në qarkullim shtatëmbëdhjetë emisione të reja të pullave postare (Filatelia Pulla Postare) u bë përmirësimi i kualitetit të shërbimeve të thjeshta dhe prim të postës kombëtare dhe ndërkombëtare, përgatitja e projektit dhe shpallja e tenderit për renovimin e 17 zyrave postare në tërë Kosovën.

Shpallja e tenderit për ndërtimin e (Qendrës Tranzite Postare) QTP-së së re, planifikohet të përfundojë brenda dy vjetëve.Posta synon ta pozicionon veten në mesin e shërbimeve më të avancuara postare të botës me imazh dhe (markë) identifikues, e mbështetur nga një mori shërbimesh kualitative.

Elementet kryesore të strategjisë të Postës së Kosovës janë :

Përmirësimi i vazhdueshëm në shërbimet për konsumatorë, shtimi i përdorimit të teknologjisë moderne duke filluar me automatizimin e plotë të shërbimeve të sportelit, implementimi i shërbimeve shtesë financiare jobankare, zhvillim të vazhdueshëm profesional për të gjithë stafin dhe zgjerimin e rrjetit postar.

PTK-ja një "success story" në Kosovë[redakto | redakto tekstin burimor]

PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimpruese në Rajon. Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%.

Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë (145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating marging nga rreth 34%.

PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption, keqmanagement, vjedhje dhe keqperdorim.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>