Pankreasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pankreasi

Pankreasi (greq. pan = krejt, mbarë; kreas = mish) është një gjëndër në bark (abdomen) që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreatik) në zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) përmes Duktit pankreatik. Pankreasi prodhon disa hormone të rëndësishme: insulinën, glukagonin, somatostatinën, sekretinën, pankreociminën etj.

Ndërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pankreasi është organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm (shpesh 1,5 - 2cm) dhe peshë prej 65 - 80 g (tek gratë peshon më pak), ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Gjendet në abdomen.

Sëmundjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira.

Sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike. Lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjeku specialist mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda, siç janë sëmundja e sheqerit (diabeti) ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ.

Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këtë rast insulina është e sintetizuar artificialisht, me anë të modifikimeve gjenetike të kryera mbi organizma më të ulët. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat e trupit.

Simptomat

Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit të shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndjenë një gjendje të fikëti. Shpesh çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit.

Shkaku

Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose mikrobe që gjenden në duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.


Sëmundjet më të shpeshta janë:

Mënyrat e trajtimit të sëmundjes së pankreasit[redakto | redakto tekstin burimor]

Të sëmurët, që vuajnë nga dhimbjet e pankreasit janë të konsiderueshëm. Mosfunksionimi i këtij organi sjell shqetësime të shumta siç janë dhimbjet e forta të barkut, që shpesh bëhen të padurueshme. Megjithatë për qetësimin këtyre dhimbjeve dhe për funksionimin sa më mirë të këtij organi mjekët popullorë kanë zbuluar bimët, që përdoren në formën e çajrave. Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.

Bimët mjekësore

Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës. Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë. Lihet për 5 minuta në zierje. Kjo masë pihet në dy vakte por gjithmon 2 orë përpara buke. Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët,të cilëve, nuk duhet t u jepet në doza të mëdha si te të rriturit. Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu, pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas. Edhe çaji i sanzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit. Samza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta. Nga ky çaj pihet 3 filxhanë në ditë para buke. Çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit. Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëshqitjen pa acaruar aparatin tretës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pankreasi u zbulua nga Herofilusi (335-280 p.e.r), një anatom dhe kirurg grek. Pak qindra vjet më vonë Rufos, po ashtu anatom grek, e quajti atë pankreas.

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]