Placebo (bend)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli grupin muzikor Placebo. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Placebo është një rok-grup internacional. Në Evropë llogariten si një ndër grupet më të rëndësishme të muzikës në dekadën e fundit.

Placebo

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1994 Brian Molko (amerikan dhe anglez) dhe Stefan Olsdal (suedez) u takuan rastësisht në një stacion metroje në Londër. Që të dy shkonin në të njëjtën shkollë në Luksemburg, mirëpo nuk kishin asnjë kontakt me njëri tjetrin. Brian e ftoi Stefanin të këndojnë një herë së bashku. Pasi që Stefani e vërejti talentin e Molkos vendosën të dytë që të themelojnë një bend. Në fillim u quajtën „Ashtray Heart” mirëpo shpejt e ndërruan emrin në “Placebo”. Si tupanxhi morën Steve Hewitt-in (anglez), i cili pasi që ishte shume i angazhuar me një bend tjetër u zëvendësua nga Robert Schultzberg.

1996 nënshkruan një kontratë me “Deceptive Records” dhe nxorën në shitje këngën „Come Home“. David Bowie i fton të marrin pjesë në turne të tij, para vënies në treg të albumit të tyre të parë!

qershor 1996 del në shitje albumi i tyre i parë “Placebo”. Në Britani të Madhe bëhet “album i artë” dhe kënga “Nancy Boy” arrin menjëherë vendin e 4-të të top-listave britanike, pasi që Placebo me muzikën e tyre ishin në një drejtim plotësisht tjetër nga grupet që në këtë kohë dominonin Anglinë dhe prej të cilave dëgjuesit ishin ngopur më. Edhe pse ishin të suksesshëm ndahet Robert Schultzberg nga grupi për shkak të problemeve me anëtarët tjerë dhe Stewe Hewitt përsëri i bashkohet Placebos.

Albumi “Without You I'm Nothing”, që publikohet në tetor të vitit 1998, ndryshon shumë për nga stili prej albumit të tyre të parë, që ishte shumë rok punk. Në këtë album mbizotërojnë baladat e errëta dhe melankolike. Kënga e këtij albumi “Every you and every me” bëhet kënga më e njohur dhe më e suksesshme në Gjermani. Gjendet edhe në muzikën e filmit “Cruel Intentions”. Nëpërmjet të reklamës së këtij filmi, në të cilën kënga është e shkurtuar dhe e ndryshuar, arrin Placebo të bëhet shumë shpejt i njohur edhe për dëgjuesit jashtë Anglisë.

Në vitin 1998 Placebo së bashku me zbuluesin dhe përkrahësin e tyre David Bowie paraqiten në filmin e Todd Haynes "Velvet Goldmine". Ky film është homazh i kohërave të famshme të rokut.

2000 doli në shitje albumi i tyre i tretë “Black Market Music”. Edhe ky album dominohet nga këngët melankolike por edhe nga këngët e rokut.

Albumi “Sleeping With Ghosts” (2003) tingëllon më elektronik mirëpo mban ende të njëjtin stil artistik, që jeton nga zërat e veçantë të kitarës dhe nga zëri i ndjeshëm dhe dekadent i Brian Molkos.

Edhe pse “Placebo” përmenden në të njëjtën frymë me “Oasis” dhe “Blur”, ky bend nuk dëshiron assesi të quhet grup i pop-muzikës britanike. Këtu kanë të drejtë, pasi që me ndryshimin e stileve të tyre muzikore gjatë karrierës së tyre është e vështirë që ky grup të renditet në një zhanër muzikor: ata janë diku në mes të rokut, punkit, muzikës alternative dhe rokut elektronik.

Në vitin 2004 publikuan përmbledhjen e këngëve „Once More With Feeling - The Singles 1996-2004” në CD dhe DVD. Këtu gjenden edhe dy këngë të reja: “Twenty Years” dhe “I Do”.

2 korrik 2005 paraqiten në Paris në kuadër e koncerteve mbarëbotërore të “Live 8” me vetëm 2 këngë (“Bitter End” dhe “Twenty Years”).

Kënga e re e tyre „Because I Want You“u publikua më 6 mars 2006 në Angli. Në pjesën tjetër të botës u publikua po ashtu më 6 mars 2006 kënga „Song To Say Goodbye“. Këto këngë i takojnë albumit të tyre të ri “Meds” që po ashtu në mars do të pasoj. Për nga stili shkon përsëri në drejtim të albumit të parë. Ata u distancuan përsëri nga ndikimet e elektronikës dhe përdorën më shume kitarën, basin, tupanin dhe pianon. Adhuruesit dhe grupet tjera e quajnë këtë si kthim tek rrënjët e grupit (Back To The Roots).

Placebo filloi në shkurt 2006 turne botërore.

Tingulli i Placebos (Placebo-Tuning)[redakto | redakto tekstin burimor]

Placebo përdor në një numër të madh të këngëve të tyre një metodë karakteristike alternative të luajtjes së kitarës, që ndryshon nga ajo klasike (E A D G H E). Telat e kitarës luhen me një gjysmë ton më lartë (F A#/Bb D#/Eb G#/Ab C F) në mënyrë që të përputhen me tingullin e lartë të zërit të këngëtarit.


Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Placebo (1996)
  • Without You I'm Nothing (1998)
  • Black Market Music (2000)
  • Sleeping With Ghosts (2003)
  • Once More With Feeling (2004)
  • Meds (2006)

DVD[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Soulmates Never Die (Live in Paris 2003)

Këngët[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Bruise Pristine" (1995)
  • "Come Home" (1996)
  • "36 Degrees" (1996)
  • "Teenage Angst" (1996)
  • "Nancy Boy" (1997)
  • "Pure Morning" (1998)
  • "You Don't Care About Us" (1998)
  • "Every You Every Me" (1999)
  • "Without You I'm Nothing" (1999)
  • "Taste In Men" (2000)
  • "Slave To The Wage" (2000)
  • "Special K" (2000)
  • "Black Eyed" (2001)
  • "The Bitter End" (2003)
  • "This Picture" (2003)
  • "Special Needs" (2003)
  • "English Summer Rain" (2004)
  • "Protège Moi" (2004)
  • "Twenty Years" (2004)
  • "Because I Want You" (2006)
  • "Song To Say Goodbye" (2006)
  • "Meds" (së bashku me Alison "VV" Mosshart) (2006)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]