Qëndrim Lutfiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qëndrim Lutfiu i njohur edhe si Dimi është një këngëtar i njohur nga Kërçova, Maqedoni.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qëndrim Lutfiu është i lindur më 20 maj 1986. Shkollën fillore e kreu në fshatin Greshnicë të Kërçovës, i tërhequr pas muzikës që në moshë të re ai vazhdoi shkollën e mesme të muzikës në Tetovë. Aktualisht është në magjistrim në universitetin e Shkupit në fakultetin e muzikës.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qëndrimi për herë të parë u bë i njohur duke fitur çmimin e parë në manifestimin e Fest Diturisë në vitin 2006. Ai gjithashtu në të njëjtin vit morri pjesë në Nota Fest me këngën S'më bë vonë. Në shkurt të vitit 2008 morri pjesë në edicionin e 5 të Top Fest-it me këngën Më bën xheloz e cila këngë u bë shumë e njohur dhe e pëlqyer nga publiku. Obsesion është titulli i këngës me të cilën konkurroj edhe në Kënga Magjike 2008 (edicioni i 10). Dhe Pulsi që Ritmon është hiti i ri i këngëtarit.

Me 16 korrik 2009 doli në shitje edhe albumi parë i këngëtarit i titulluar Luaj s'ka kufi.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]