Kërçova

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko


Kërçova
Emblema Figura:?
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat Gjersi:41.5144 Gjatësi:20.9633
Popullsia
-dendësia
rreth 30138 banorë
615,1 banorë/km²
Sipërfaqja  ? km²
Administrata
Shteti IRJ Maqedonisë
Rrethet Kërçovë
Adresa e kuvendit ?
st.
Posta 6250
Prefiksi telefonik +389 045
Faqe zyrtare http://www.kicevo.gov.mk
Politika
Kryetar Vlado Toleski
Partia udhëheqëse BDI
Komunikacioni
Targa e automjeteve OH-xxx-Kx
Aeroporti ?
IATA-Code:?
45km km nga qendra
redaktoni kutinë

Kërçova, (mkd.: Кичево), është qytet në jug-perëndim të IRJ të Maqedonisë.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Gjeografia

Kërçova, krahinë e veçantë gjeografike dhe etnografike, në pjesën qendrore të Maqedonisë Perëndimore ,ka qenë e banuar që në perudhën më të lashtë parahistorike, të neolitit, nga popullësi bartëse të kulturës meditiriane, kurse më vonë nga fise Ilire si psh. Peonët, Linkestët, Deriopët, Dasaretët. Pjesa veriore e Maqedonisë ka qenë e banuar nga fiset Iliro-ThrakeDardanëve. Kërçova shtrihet në një fushë tejet pjellore, mirëpo gjithashtu karakterizohet nga male shumë të lartë që e rrethojnë atë nga të cilet mund të dallohen Ujmiri ose Dobra Voda dhe malet e Bistrës.

[redaktoni] Historia

Kërçova për herë të parë përmendet në shekulin e dytë para erës së re, gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin Uskana.

Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë , por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afersi të Kërçovës. Përveç gjurmëve të vjetra arkelogjike, të cilat dëshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe, ManastirishtenArangjell.

Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër bizantim, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën.Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII ,Kërçova bie nën sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit.Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëpër shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot.Psh. në deftëret turq , në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi.Shenimet më të sakta mund të gjejm tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit. Periudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave , përcjellur me reprezalje të mëdha . Viti 1913 për Kërçovarët është vit i trshtimeve .

Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm ,kundër pleqëve,grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëpër xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara.Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nën komanden etë cilëve janë kryer masakrat në Qafë,Zajaz,Greshnicë,Cërvicë,etj. Kët terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari ,të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine" "Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme.Rrënqethem e flokët më ngriten përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150,e 200 shtëpi por ,ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë.I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë.Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve , del në shkallë , vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati.Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa.Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar.Për hir të kësaj , populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .

Në periudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishtë i angazhuar në luftë për pavarsinë ,por fati historik deshi që , për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshmë, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore perfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm , që gjatë luftës ishte telall i vëllazërimit të ghjië popujve , në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare.

Në pikëpajme demografike, shqiptarët përbejnë popullsinë më të vejtër autoktone, dhe për nga numri asnjëhere nuk ka qenë pakice. psh më 1889 sipas Sami Frashërit kazaja Kërçoves ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 shqiptar e e tjerët .Më 1921 quteti Kërçoves ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si pravosllav kurse 13774 të besimit muslliman.

[redaktoni] Shëndeti

[redaktoni] Kultura

[redaktoni] Objektet kulturore

[redaktoni] Shoqërit kulturore

[redaktoni] Muzika

Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli këtu.
Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë dhe nuk mund të mirret si i saktë.(19 Korrik 2008)
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.

Këngëtar të muzikës popullore: Dervish dhe Aziz Dervishi,Bexhet Jagodini,Lumturia Axhami Sejdini, dhe Besiana Mehmedi si këngëtare e muzikës klasike.

Kërçova Records label, është e përbërë nga rapperat X-tra-X(Gëzim Sadiku),Vapa(Jeton Dervishi),DJ/Producer TECHNOMASTER(Ali Sejdini),i cili është edhe lideri i krejt projektve të cilat ndodhin në këtë label.Për momentin janë duke punuar në disa këngë të cilat priten të dalin në myspace-at e tyre së shpejti.


Grupi më i njohur për rock është grupi Uskana e Re.Kanë dy kengë,me të cilat morrën pjesë në shumë festivale.Gjithashtu kanë mbajtur mbrëmje të tyre që kanë pasur sukses të madhë në Kërçovë.Grupi është i përbërë nga:Senad Kurteshi(Vocal),Argjent Iljazi(Rhythm Guitar),Jetmir Mehmedi(Solo Guitar),Burim Mehmedi(Bass Guitar),Zeko Banushi(Drums).

Por Kërçovës nuk i mungojnë as grupet për vallzim,si që është grupi i vajzave Sevens të cilat me koreografiat e tyre kënaqin përherë publikun.

[redaktoni] Sporti

[redaktoni] Shkollmi

[redaktoni] Arti Figurativ

[redaktoni] Letërsia

[redaktoni] Shiko dhe këtu

[redaktoni] Lidhje të jashtme