Arbanasi
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Ky artikull flet për Arbanasin e Kroacisë. Për më tepër shiko Arbanasi (kthjellim). |
Arbanasi (Arbneshi) - (saktësim : Arbanasi i Kroacisë) është vendbanim në juglindje të gadishullit të Zarës, sot pjesë e qytetit të Zarës. Ky vendbanim është krijuar në shek. e 18 me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1726, 1727 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën e të parëve.
Arbneshët e njohur [redakto]
- prof. Leonardo-Nardi Bajlo, pedagog sportiv
- Romano Bajlo - selektor(përzgjedhës) i përfaqësueses kroate në kajak.
- Familja Deshpali / Valter, maja dhe Pavle – familje muzikantësh e njohur në tërë botën
- Shime Deshpali – maestro
- mons. Simeone Duca – për një kohë sekretar arkivi në Vatikan si dhe mbështetës i Zarës dhe i Arbanasit
- Giuseppe-Pino Gjergja – basketbollist – trajner
- Josip Gjergja – politikan dhe diplomat
- Malden Grdoviq – këngëtar
- Tomislav Ivçiq – këngëtar
- Vedran Ivçiq – këngëtar
- dr. Albino Joviq – mjek – kardiolog i njohur
- Bozhidar Kalmeta - politikan
- Bernard Kotlar – autor multimedial i CD-së "Zadarski Arbanasi", fitues i shpërblimit "Grba Grada Zadra" (2002)
- Danijel Kotlar – ushtarak në pension
- Marijo Kotlar – piktor - konservator akademik
- dr. Kruno Krstiq – autor i fjalorit të të folurit të arbëreshëve të Zarës
- Ivo Lubiçiq – futbollist dhe ekonomist
- Hrvoje Macanoviq – babai i gazetarisë sportive në Kroaci
- Xhani marshan – këngëtar, kohëve të fundit edhe diplomat
- Xhuro Marushiq – një nga themeluesit «Narodnog lista»
- Bero Mateshiq – tenor i «Zadarskih kantadura»
- Berto Mateshiq – tenor i korit të HRT-së
- Ivica Mateshiq-Jeremija – i deleguar ushtarak në Itali, publicist
- Dalibor Musap – themelues dhe udhëheqës i grupit Riva - fitues Eurosonga 1989
- dr. Ivo Peroviq – ban i Banovinës Kroate gjatë kohës së diktaturës së Aleksandërit («šestojanuarske diktature»)
- Dino Peroviq – drejtor i ndërmarrjes «Čistoće» Zarë
- prof. Slavko Perović – mjek – pediatër i njohur
- Pavao Luç Relja – sipas të cilit e ka marrë emrin kuarti Relja.
- Enco Sovitti – basketbollist
- prof. Aleksandër Stipqeviq – ilirolog-historian dhe letrar
- Augustin Stipçeviq – shkrimtar
- prof. Josip Vladoviq Rela – autor i dramës "Nita" shqip.
- dr. Milan Vladoviq – ish-kryetar i shoqatës së juristëve kroatë.
Lidhje të jashtme [redakto]
- [1]
- Gjenealogjia e familjes Peroviq (angl.)
- Historia e Arbrshëve të Zarës (angl.)
- Foto album: Bernard Kotlar