Jump to content

Berikova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Berikovë
Бериково
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej168
{{{postal_code_type}}}
6254
TargatKL

Berikovë, (maqedonisht: Бериково/Berikovo) është fshat në komunën e Kërçovës, Maqedoni.

FSHATI I KËRÇOVËS QË PO ZBRAZET DALËNGADALË
Berikova, dy herë u godit për zhdukje

Fshati Berikovë gjendet në veri të Komunës së Osllomesë. Fshati është malor dhe ka kushte shum te mira për blegtori, ndërsa rruga qe shpie për në fshat sivjet u asfaltua. Jo shumë moti në këtë fshatë jetonin rreth 70 familje, por kushtet e vështira për jëtesë dhe rrugët e pakalushme bënë që fshatarët të shpregulen, në katër drejtime. Disa ndërtuan shtëpi në Kërçovë dhe një pjesë tjetër në Gostivar.

Në këtë fshat tani jetojnë vetëm 20 familje,shumica e të cilëve të afërmit i kanë në perindim. Italia, Zvicra eshtë vendet ku më së shumti kanë siguruar vende pune.

Blegtoria që ka qenë e vetmja veprimtari me të cilën janë marrë banorët e Berikovës e ka humbur vlerën në sajë të humbjes së hapit me zhvilimit e fundit.

Mësuesi Isuf Asani më këtë rast shprehet:" Tani kushtet janë përmisuar,por është shumë vone.Këtu nuk ka pasur dhe nuk ka punë.Rinia kërkon kushte dhe punë. Të punësohesh diku në qytet nuk ke me se udhëton. Rruga eshtë e gjatë dhe nuk ke leverdi".

Berikova shtrihet reth 20 kilometra larg Kërçovës. Në mes të fshatit ka një dyqan, shkolla dhe xhamia. Të gjitha këto janë ndërtuar me vëte kontributtë fshatarëve. Banoret e Berikovës nuk mbajnë mend që ndonjëherë dora e shtetit të ketë bërë diçka.

"Dikur në këtë shkollë kishte 30 e më tepër nxënes. Tani në 4 klasa të fillores kemi vetëm 4 nxënës dhe një në parashkollore", shprehet mësusi Isufi. Mësuesi mendon se po të kenë kushte që andaj të gjithë do të ikin. Shumica e oxhaqeve gati kurrë nuk tymojnë.

Disa shtëpi kanë nisur edhe të rrënohen.

Berikovë fshat malor në veriperëndim të Kërçovës ka një pozitë shumë të volitshme gjeografike meqenëse është i rrethuar nga male tepër të lartë siç është Ujtmirë që pasurojnë këtë fshat me ujë,banorët e këtij fshati zakonisht merren me blegtori. Në veri të fshatit ndodhet fshati Qafa dhe Prapadishti, kurse ne jug të fshatit është fshati Jagolli.

Toponime Shqiptar në fshatin Berikovë
  • Katouni Vjetër - Vend në mal ku dikur ka pasur ndonjë vendbanim të hershëm.
  • Kalishta—Ara në mal sipas pronarit të dikurshëm të tyre Kalosh.
  • Berikovë
    Kukuli—Ara në mal.
  • LLaka—Ara dhe livadh nën ujë.
  • Parpazi-Gropë në mal.
  • Radelica-Livadhe në Berikovë - afer Jagollit.

Fshatin Berikovë si gjithë fshatrat në rrethin e Kërçovës ka përjetuar te njetin fat, shpërnguljeve prej vitit 1957 në Turqi, migracioni në qytetin dhe shpërnguljet në kurbet në Zvicër, Gjermani, Amerikë. Në fshat kanë mbet rreth 10 familje.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 168 banorë Shqiptarë.[1]

Stacioni Trenit

Fati i "tokës së djegur"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si çdo vend tjetër që ka qenë i banuar me shqiptar ashtu edhe Berikova ka një histori të hidhur nga e kaluara. Viti 1912-1913 ishte viti i luftës për zgjerim të territoreve të shteteve fqinje ne dëm të tokave të shqiptarëve etnik. Ky zgjerim bëhej në shumë mënyra një ndër këto mënyra ishte adhe krijimi i tokës së djegur qe të njëtët e kanë provuar disa herë në shumë vendbanime shqiptare. Kjo metodë e njohur u përdor në shumë fshatra të banuar me shqiptarë në rrethin e Kërçovës.

Fshatrat që përjetuan fatin e tokës së djegur" dhe që u zhdukën krejtësisht në jug dhe juglindje të Kërçovës dhe që ishin të banuar me shqiptarë nga ku ka mbetur vetëm ndonjë dëshimtarpër të rrëfyer për masakrat janë Braqani, Miokazi, Bigor-Dolenca, Sopi, Modrishta, Staraoeci, Orllanca, Knezhina, Krushica, Dërgova, Karbunica si dhe shumë vende të tjera që e pësuan disa herë tmerrin e thikave dhe të bajonetave sllave. Fshatrat malor si Qafa, Prapadishti, Berikova, Tuhini, Mafmutajt, Shutova gjatë këtyre viteve ishin nënshtruar terrorit të paparë të zhdukjes nga dora e forcave ushtarake të Serbisë. Këto fshatra ku duhej që të bëhet zgjerimi e kufijve në dobi të shteteve fqinje ishin venbanimet shqiptare që ndodheshin në lindje prej ku bandat vrasëse vepronin me instruksione të institucioneve shtetënore. Vebi Haziri na sjell kujtimet e marra nga banorët që këto njgajre i kanë rrëfyer dikur moti por që sot më nuk janë në jetë. Ai me shumë emocionë kujton pleqtë e fshatit Berikovë si Atem Sula, Tosun Rexhepi, Nezir Neziri, Neshat Sula, Sabri Arifi dhe shumë të tjerë që u kanë rrëyfuer për përjetimet e tyre brezit e ri. Letrën që na e ofron ka shumë të dhëna të sakta duke shënuar edhe pasardhësit e viktimave të viteve 1912- 1913 dhe të viteve 1944-1945.

Askush nuk u kursye nga thika gjakatare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e rënies së perandorisë osmane ishin vitet kur shqiptarët provonin thikën e fqinjëve të tyre por që ajo thikë nuk kursente as gra, fëmije e pleq. Ishte kjo thika në duart e sllavëve të jugut që e provonin banorët etnik të këtyre anëve dikur i lëne që ne tokat tyre të ndërtonin edhe strehë. Viktimat që u masakruan në vjështë e vitit 1913 nga dora e kreyçetnikut gjakatarë i komitavë serb, Mihajlo Josifoviq - vojvoda nga Brodi i Poreçes te Prroi i keq afër kishës së Jagollit, ose Grranat e Jagollit janë: Riza Rexhepi - bujk i moshës 65 vjeç i ekzekutuar me bajonetë pasardhës i tij jetojnë në Berikovë, dhe në Gostivar. Mefmedali Selimi - bujk i moshës 55 vjeçar i egzekutuar me bajonetë pasardhës i tij jetojnë Gostivar. Zenel Neli - bujk i pushkatuar ne moshën 60 vjeçar pasardhës i tij nipi Zeneli jeton diku jashtë. Zenel Ristemi imami i fshatit i moshës 60 vjeçarë i pushkatuar në fshatin Jagoll, pasardhësit e tij jetojnë në Kërçovë. Hanife Neli e moshës 70 vjeçare e cila pushkatohet në mes te fshatit, pas pushkatimit të birrit. Këto informata të sakta i ka shënuar me shume kujdes qutetari fshatit Prapadisht z.Vebi Haziri. Në varrezën ku janë hedhë shumica e tyre ka edhe shumë tjerë prej fshatrava të Kërçovës.

Komunizmi u promovua me pushkatime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Likuadimet e banorëve të këtij fshatit malor pas përfundimit të luftës dytë botërore konkretisht në vjeshtën e vitit 1944 nga partizanët ende janë të freskëta .Partizanët për të treguar egërsinë e tyre si dhe urretjen që kishin ndaj shqiptarëve edhe pse proklamoheshin si popullor dhe me ideale bashkëjetese fitoren e manifistonin me pushkatime të banorëve shqiptar. Me të hyrë në fshat ata nisën më pushkatime ne vende ë drushmë të fshatit.

Nder të pushkatuarit numërohen: Rasim Rama i moshës 20 vjeçare i pushkatuar në mës të fshatit Berikovë të stacioni trenit. Lazam Zenel Ristemi imami i fshatit i pushkatuar në fshatin Jagoll, pasardhësit e tij jetojnë në Kërçovë. Feto Neziri i pushkatuar në mes të fshatit 80 vjeçarë pasardhësit e tij jetojnë në Berikovë.

Rushit Selimi bujk i pushkatuar në fshat në moshën 40 vjeçarë pasardhësit e tij jetojnë në Berikovë dhe Gostivar. Lazam Arifi - bujk i moshës 50 vjeçarë i pushkatuar para shtëpisë së vet pasardhësit e tij jetojnë në Balindoll të Gostivarit. Arif Arifi - bujk i moshës 50 vjeçare i pushkatuar në afërsi të fshatit pasi kundershton të shkojë me vrasësit pasardhësit e tij jetojnë në Berikovë . Bilal Abdiu -bujk i pushkatuar në mës të fshatit Berikovë të stacioni , pasardhës nuk ka lënë. Rushit Ramë Dalipi-bujk i pushkatuarnë Patalishtë të Gostivarit në moshën 40 vjeçare, pasardhësit e tij jetojnë në Berikovë dhe Gostivar. Partiyanët përveç qe pushkatonin në fshat ato edhe merrnin me vete fshataret dhe i burgosnin. Të burgosurit më vonë ose i lëshonin të sëmuarë nga tifoja që kjo sëmundje të përhapet në tërë familjen ose i pushkatonin pa gjuqe nëper vende të ndryshme. Shefki Rama i burgosur i këtij fshati pushkatohët në Kërçovë në burgun te kazarmës e Kërçovës. Për pashpirtësine e partizanëve fletë rasti i vdekjes në mënyrën më mizore që i kanë përgatitur fshatarit Halim Fazliu nga Berikova i moshës 25 vjeçare me të metat psikike. Këtë të ri pasi që e marrin me vete e qojnë në nji shtëpi në fshatin Padalisht të Gostivarit dhe pasi që e lidhin në brendinë e një shtëpie, shtëpisë ia vënë zjarrin dhe Halimi digjet brenda.

Kujtohet trimëria e Nexhbedin Nezirit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njëri nga banorët e fshatit që nuk besoj ardhjës së partizanëve ishtë 43-vjeçari Nexhbedin Mefmet Neziri. Ai me të dëgjuar se në fshat po deportojnë çetat partizane e merr pushkën dhe largohet aty pranë në majën e malit "Çarr". Pasi i vëren të gjitha masakrat partizane, dhe kurr njëra çetë merr të largohet në drejtim të fshatit Qafë Nexhbedini hap zjarr dhe lufton deri sa i harxhohet i gjithë municioni dhe bie heroikisht dukë lënë disa të vrarë.

Ai në saje të municionit të pakt nuk arriti që shpaguhet për të gjithë të pushkatuarit, por vepra e tij dhe guximi adhe sot kujtohet me respekt nga banorët vendas të Berikovës.

Të gjitha këto ngjarje i ka shënuar Vebi Haziri që i ka marrë prej banorët e fshatit që sot nuk janë më në jetë dhe që disa herë i kanë treguar në fshehtësine më të madhe.

Shkolla në Berikovë.

Shkolla fillore: Naim Frashëri.

Fakti e martë 7 nëntor 2006 Safet Hyseni

[1] Presioni kundra popullatës shqiptare dhe në përgjitësi josllave nuk përfundoj këtu .

Pason periudha e shprënguljeve për në Turqi 1953 -1957. Nga Kërçova me rrethinë janë shprëngulur, me dhunë, rreth 600 familje. Nga fshati Berikovë janë shprëngulur Feim Rustemi më 2 antarë familjes, Ilaz Rama 6 antarë Ramiz Neziri 2 antarë. Shprëngulja ka vazhduar edhe pas vitit 1957 .........

Feti Mehdiu Nga Kërçova për Kërçovën 1995

FSHATI I KËRÇOVËS QË PO ZBRAZET DALËNGADALË
Berikova , dy herë u godit për zhdukje
Fakti e martë 7 nëntor 2006 Safet Hyseni

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]