Qabeja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kaaba (Qabeja)
Muhameti përpara Qabesë (miniaturë turke, shek. i 16-të)

Qabeja (arabisht الكعبة al-kaʿba = kub, zar) është një ndërtesë në formë kuboidi (paralelepipedi) dhe shenjtërorja kryesore e fesë islame. Ajo ndodhet në oborrin e xhamisë al-haram Mekkë, Arabi Saudite. Qabeja vlen në fenë islame si faltorja kryesore. Sipas legjendës ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë Adami (arabisht آدم = Ādam) por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë. Profeti Abraham (arabisht إبراهيم = Ibrāhīm) dhe i biri i tij Ismāʿīl (arabisht إسماعيل) thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e zotit. Të dy këto figura, të cilat luajnë rol edhe në kristianizëm dhe në judaizëm, vlejnë si profetë të fesë islame.

Përmbajtja

Historia [redakto]

Që në kohën para-islamike kjo ndërtesë adhurohej nga fiset arabe si shenjtërore e perëndisë Hubal. Në kultin e Qabesë para-islamike bënin pjesë përveç adhurimit të allahut edhe ai i perëndeshave al-Lat, Manat dhe al-Uzza. Feja islame e ka marrë psh. kultin e meteoritit të zi të Qabesë nga feja e vjetër arabe ashtu si edhe pelegrinazhin për në Mekkë. Urdhëresat islamike në lidhje me pastërtinë rituale (tahāra) e kanë origjinën të paktën pjesërisht në urdhëresat përkatëse të fesë më të vjetër arabe.

Prej vitit 632 Qabeja është shenjtore vetëm islamike. Megjithatë gjatë luftimeve të brendëshme të kalifatit të vitit 692 ajo u godit me mjete zjarri dhe më 931 „guri i zi“ u morr me vete nga ndjekësit e sektit shiito-ismailitkarmatëve për në Bahrain; vetëm pas vitit 951 guri u kthye (me ndërmjetësimin e fatimidëve po ashtu ismailitë) në Mekkë. Sulltani osman Murati i IV urdhëroi më 1630 që të ndërtohej një e re.

Plani dhe ndërtimi [redakto]

Në territorin e shenjtë janë këto ndërtesa që secila ka përkatësisht historinë e vetë:[1]

Qabeja sipas Christiaan Snouck Hurgronjes

Qabeja është ngritur mbi një thembratë (bazament) mermeri 25 cm të lartë, e cila del e ngritur 30 cm. Ndërtesa është 13,10 m e lartë dhe ka një sipërfaqe në tokë 11,03 m × 12,62 m. Katër këndet janë pak a shumë në drejtim të katër anëve të horizontit[2][3]. Në lindje ndodhet cepi i zi, ar-ruknu ʾl-asvad, e quajtur kështu sipas gurit të zi, al-ḥaǧaru ʾl-asvad (arabisht الحجر الأسود), i cili është vendosur aty afërsisht në nivelin e syve. Në anën e veriut ndodhet cepi irakian, ar-ruknu ʾl-ʿirākī, në perëndim ai i Levantes (Lindjes së Afërme), ar-ruknu ʾš-šāmī, në jug ai jemenit (jugor), ar-ruknu ʾl-yamānī. Muret e Qabesë janë të veshura me një pëlhurë brokade të zezë (kisva), e cila është e pajisur në nivelin e ⅔ të lartësisë me një bordurë ornamentesh kaligrafike me qëndisje të artë me vargje të kuranit. Kjo bëhet çdo vit e re.

Hyrja për në ambientin e brendshëm ndodhet 2 m lart në faqen verilindore. Kjo arrihet nëpërmjet një shkalle të drunjtë me rrota, e cila qëndron zakonisht ndërmjet portës në formë harku të Banu Shaiba-s dhe burimit të Zamzam-it. Brenda Qabesë gjendet një shtrojë (dysheme) mermeri. Muret janë të veshura nga brenda deri në gjysëm të lartësisë me mermer, i cili parfumohet me vaj aromatik. Në to janë futur pllaka mermeri me mbishkrime nga kurani. Pjesa e sipërme e mureve është e veshur me copë të gjelbër, e cila gjithashtu ka ornamente me vargje të kuranit të qëndisura në ar.

Jashtë Qabesë, përballë murit në anën veriperëndimore, ndodhet një mur mermeri i bardhë në formë gjysmërrethi i quajtur ḥaṭīm. Ai është 90 cm i lartë dhe 1,50 m i gjerë. Hapësira ndërmjet ḥatīm-it dhe Qabesë është llogaritur prej kohësh si pjesë përbërëse e Qabesë dhe nuk shkelet gjatë ṭavāf-it, të sjellurit ritual rrotull. Aty thuhet se ndodhen varret e Ismaeli-t dhe nënës së tij Hagara-s.

Guri i zi [redakto]

Miniaturë nga xhami' at-tavarih e vitit 1315 me gurin e zi


Meqënëse në Arabinë e vjetër betili (kulti i gurit) ka qenë shumë i përhapur, mendohet kryesisht se الحجر الأسود = al-ḥaǧaru l-asvad = guri i zi është një meteorit, gjë që nuk përputhet me njohuritë mineralogjike (shih edhe Lapis Niger dhe Magna Mater deum Idea), megjithatë guri nuk është analizuar deri më sot nga ana shkencore.[4]

Rëndësia [redakto]

Për besimtarët myslimanë Qabeja është بيت الله = bayt allāh = shtëpi e zotit. Rëndësia krysore e Qabesë është se ajo është qëllimi i pelegrinazhit të madh (haxhit), të cilin myslimanët e kanë për detyrë ta ndërmarrin një herë gjatë jetës së tyre, përderisa të jenë për këtë në gjendje.[5] Gjatë pelegrinazhit pelegrinët i sillen rrotull Qabesë shtatë herë në të kundërt të drejtimit të akrepave të orës duke lëvduar allahun; kjo sjellje rrotull quhet طواف = ṭavāf. Gjithashtu Qabeja përcakton për myslimanët drejtimin e të falurit (kibla-n) për çdo vend. Prandaj në çdo xhami është e detyrueshme që kibla të evidentohet (theksohet) dallueshëm.

Ceremonia [redakto]

Qabeja gjatë fillimit të haxhit (pelegrinazhit) më 2008

Ambienti i brendshëm i Qabesë është i mbyllur dhe i pafrekuentueshëm (i pavizitueshëm) për publikun. Ndërtesa hapet dy herë në vit për ceremoninë e quajtur pastrimi i Qabesë. Kjo ceremoni zhvillohet 15 ditë para se të fillojë ramazani dhe udhëtimi i përvitshëm i pelegrinazhit. Çelësat e Qabesë i mbajnë pjesëtarët e klanit të بنو شيبة = Banu Shaiba-s. Pjesëtarë të tij presin të ftuar gjatë ceremonisë së pastrimit. Në të ftohen për të marrë pjesë disa autoritete të pakët klerikë dhe diplomatë. Gjatë saj Qabeja fshihet me fshesë dha lahet me një përzjerje uji zamzam-i dhe uji trëndafili.

Shih edhe [redakto]

Referencat [redakto]

  1. ^ Sipas skicës së orientologut Christiaan Snouck Hurgronje në vend.
  2. ^ Uri Rubin: Ḥanīfiyya and Kaʿba. An inquiry into the Arabian pre-Islamic background of dīn Ibrāhīm. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam. 13, 1990, f. 85ff.
  3. ^ Uri Rubin: The Kaʿba. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam (JSAI), 8 (1986).
  4. ^ Black Stone of Mecca Encyclopædia Britannica Online
  5. ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 3, f. 31: "It is a duty obligatory on every Muslim man or woman who has reached the age of puberty and is of sound mind to perform the ḥadjdj once in his or her life provided that they have the means to do so." Për këtë detyrim shih edhe suren 3, vargun 97: „Dhe njerëzit e kanë për detyrë ndaj zotit që të bëjnë pelegrinazhin për tek shtëpia (Qabeja) përderisa të gjejnë mundësinë për këtë.