Quo Vadis? (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Quo vadis?
Kopertina e romanit Quo Vadis në botimin shqip..jpg

Kopertina e romanit të botuar në gjuhën shqipe.
Autori Henryk Sienkiewicz
Titulli origjinal Quo Vadis?
Përkthyesi Hajro Babameto
Artisti kopertinës Bernardo Bellotto
Shteti Flag of Poland.svg Polonia
Gjuha Flag of Italy.svg Italisht
Zhanri Roman historik
Botuesi Flag of Albania.svg Sh.B.Toena
Data e botimit 1895
Botimi shqip 1999

Quo Vadis?, është një roman historik nga Henryk Sienkiewicz (1864 - 1916) , botuar 1895Poloni (Çmim Nobel për Letërsi -1905).

Duke u inspiruar nga legjenda e Quo vadis-it, ai shtjellon në një formë alegorike stigmatizimin e tiranisë dhe korrupsionit të një elite të privilegjuar njerëzish në kohën e Neronit. U shkrua në formë alegorike nga autori në mërgim pikërisht në një kohë kur atdheu i tij, Polonia vuante në zgjedhën e tre dinastive më autokratike të Evropësshekullit XIX: Hohenzollern, Romanov e Habsburg. Hyri shumë shpejt në listën e librave të ndaluar edhe pse po aq shpejt u përkthye në shumë gjuhë të huaja.

gjuhën shqipe, në një formë të reduktuar në gegërisht, ai u përkthye në vitin 1933 nga At Vinçens Prenushi OFM (1884 - 1947).

Përkthimi i plotë i tij, nga italishtia u bë në 1956 nga Hajro Babameto (1925 - 2010), por doli në dritë vetëm në vitin 1999 me një botim të Shtëpisë Botuese Toena. Romani në gjuhën shqipe është i pajisur nga përkthyesi me një hyrje të gjërë dhe me nje fjalor mitologjik e biografik.