Jump to content

Ramadan Musliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studjues i lindur në Begunca të komunës Vitia si parashtrat kulturor më 31 maj 1954 , vdiq me 22 tetor 2020, jetoi në Prishtinë Kosovë.

Studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët.

Jeta profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1977 - 1980 Ramadan Musliu sipas Haxhi Muhaxherit fillimisht punoi arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore që quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhës".
  • 1981 - 1993 Punoi si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja (gazetë) të Prishtinës dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë "Fjala" të Prishtinës.
  • 1993 - 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes "Rilindja", botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese "Eurorilindja".
  • 2003 - 2004 Drejtoi revistën letrare "Kalendari letrar".
  • 2004 - 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
  • 2008 - 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

  1. 1990 - "Mbindërtimi poetik", Prishtinë;
  1. 1998 - "Konfiguracione narrative", Tiranë;
  1. 2005 - "Estetikja e dallueshme", Prishtinë;
  1. 2010 - "Ekskurs në letërsinë për fëmijë", Shkup;
  1. 2012 - "Tangjenta letrare", Prishtinë;
  1. 1997 - "Vetëripërtëritja e totalitarizmit", Tiranë, libër publicistik

Autor i pesë librave me poezi:

  • 1981 "Parodia e trupiut", Prishtinë;
  • 1985 "Shqisa e gjashtë", Prishtinë;
  • 1987 "Pasqyra e të rrëfyerit", Prishtinë,
  • 1996 "Kënga e sibilave", Tiranë,
  • 2004 "Në zemrën e gjërave", Prishtinë
  • 1977 - 1980
  • Ramadan fillimisht punoi arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore që quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhës". 1981 - 1993
  • Punoi si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja (gazetë) të Prishtinës dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë "Fjala" të Prishtinës. 1993 - 2004
  • Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes "Rilindja", botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese "Eurorilindja". 2003 - 2004
  • Drejtoi revistën letrare "Kalendari letrar".
  • 2004 - 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
  • 2008 - 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës. Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare: 1990 - "Mbindërtimi poetik", Prishtinë; 1998 - "Konfiguracione narrative", Tiranë; 2005 - "Estetikja e dallueshme", Prishtinë; 2010 - "Ekskurs në letërsinë për fëmijë", Shkup; 2012 - "Tangjenta letrare", Prishtinë; 1997 - "Vetëripërtëritja e totalitarizmit", Tiranë, libër publicistik Autor i pesë librave me poezi: 1981 "Parodia e trupiut", Prishtinë; 1985 "Shqisa e gjashtë", Prishtinë; 1987 "Pasqyra e të rrëfyerit", Prishtinë, Vlerësi1996 "Kënga e sibilave", Tiranë, 2004 "Në zemrën e gjërave", Prishtinë 2020 Përkthime poezi me emra botëror 2020 libër nga poetët botëror /përkthime/ Vlerësimet: Ramadan Musliu i demaskonte SHUMË fenomene, pastaj tërhiqej në botën e tij të librave, atje ku gjente prehjen lirike, qetësinë dhe shmangien nga helmi i përditshmërisë. Ai ishte një skeptik gazmor. Ramadan Musliu, që u shqua si zë përtej kornizave të ngurta të ideologjisë së kohës. Ramadan Musliu është një nga të rrallët studiues të letërsisë shqipe që në punën e tij u përpoq të krijojë një lëndë sa më sistematike, sa më të plotë të letërsisë sonë bashkëkohore. Qasja e tij kritike trajton veprën artistike duke u bazuar në kritere estetike të veprave e jo në kritere ideologjike. Në këtë mënyrë letërsia shqipe në shqyrtimet e tij trajtohet si një e tërë, e pandashme, pa përjashtime veprash e autorësh. Ky është një vështrim i ri i letërsisë sonë, pas një periudhe të gjatë, me dhjetëvjeçarë, të një kritike të anshme e të gjymtë. Nga kjo pikë, Ramadan Musliu, do të mbetet figurë e paanashkalueshme e kritikës së letërsisë bashkëkohore shqipe. Por, përveç punës së tij të madhe në fushën e kritikës letrare, Musliu ishte edhe zë i veçantë poetik e polemist i mprehtë në letrat shqipe. Sa i përket zërit të tij polemik. Ja edhe një paragraf nga prononcimi i tij në gazetën “Zëri” “Jemi popull shumë i lumtur në fatkeqësinë e vet. Letërsia jonë i është kthyer kohës kur ka dalë romani kurioz edhe për kohën, “Gjarpijtë e gjakut” të Adem Demaçit dhe gjarprin e shndërruam në simbol. Ne jemi ende robër të këtyre klisheve. Shihe ambientin tonë si është i stolisur me skenografi revolucionare!? Sa përmendore që kanë “krijuar” skulptorët e realizmit socialist të modelit të Mentaz Dhramit?! E gjithë kjo dëshmon se sa na pëlqen satrapia dhe dhuna. E gjithë kjo ndodh ngase në mendësinë totalitariste (post-totalitariste) nuk lejohet vakuum, sepse duhet mbuluar hapësira se mund të instalohet armiku i brendshëm në të me idetë e veta. Më qeshet nga tragjedia jonë e pambarim. Nga fillimi i vitit 1981 deri në fund të viteve 1990-të Ramadan Musliu ishte gazetar i kulturës në gazetën e përditshme “Rilindja” të Prishtinës. Ai ishte po ashtu anëtar i redaksisë së revistës së përdyjavshme për kulture, “Fjala” të Prishtines. Në vitet 90-të drejtoi për një kohë edhe botimin e “Rilindjes” në Tiranë. Po në Tiranë, drejtoi edhe shtëpinë botuese “Eurorilindja”. Në periudhën 2003-2004 e udhëhoqi revistën letrare “Kalendari letrar”. Meqë nuk dëshironte ta vëzhgonte politikën nga distanca, ai mes viteve 2004-2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Ndonjë gjurmë në politikë nuk pati mundësi të lërë; dhe kjo s’është befasi duke pasur parasysh se shumica e partive politike në Kosovë kanë prioritete të tjera, siç po shihet edhe këto ditë me vjedhjet spektakolare të arkës së shtetit. Ambientet e tilla politike për njerëzit e dijes, janë toksike dhe mbytëse. Ramadan Musliu është autor i pesë librave me poezi (“Parodia e trupit”, “Prishtinë, 1981”; “Shqisa e gjashtë, 1985”, “Prishtinë”; “Pasqyra e të rrëfyerit”, “1987,”Prishtinë, “Kënga e sibilave”, “1996, Tiranë; “Në zemrën e gjërave”, 2004, Prishtinë). Poezitë e Ramadan Musliut janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht, sllovenisht etj. Në fushën e kritikës letrare botoi këto vepra: “Mbindërtimi poetik”, 1990, Prishtinë; “Konfiguracione narrative”, 1998, Tiranë; “Estetikja e dallueshme”, 2005, Prishtinë; “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, 2010, Shkup; “Tangjenta letrare”, 2012, Prishtinë. Po ashtu, ka botuar edhe librin publicistik:”Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, 1997, Tiranë. Ramadan Musliu ka fituar disa çmime letrare dhe është prezantuar në disa antologji me poezi. Zëri i Ramadan Musliut ishte i ulët dhe i lehtë, prandaj ishte edhe zë i arsyes dhe zë i protestës, kur e kërkonte momenti. Ai kërkonte takim jo për të gjetur konfirmimin e argumenteve të tij, por për të zbuluar se cili argument është më bindës…??!!!

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.

Fitues i Çmimit Kombëtar " Beqir Musliu", etj

bksh.al