Revolta Nika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Perandori Justiniani I mosaik nga Ravenna (Itali)

Me këtë emër mbeti në histori kryengritja popullore që ndodhi në Bizant në kohën e Justinianit dhe u mbytë në gjak nga perandori. Informatat nga "dora e parë" na jep një bashkëkohës i Justinianit, historiani Prokopi, në librin e tij "Historia e luftërave" (greq. Η ιστορία των Πολέμων).

Protagonistë-t e kryengritjes ishin komunat e të Blujtë-ve dhe të Gjelbërtë-ve, organizatat mbështetësave me origjinë popullore, të cilët jetonin për ndeshjet në hipodromin e Kostandinopojës. Të Κuqë-t dhe të Bardhë-t kishin shumë më pak popullaritet nga dy komunat e tjera. Qerret ishin një sport veçanërisht shumë popullor në atë kohë, si sot është futbolli. Historianët karakterizojën komunat diçka ndërmjet bandës dhe partis politike, sepse shpesh përpiqen të ndikojnë në vendimet politike.

Revolta Nika (greqisht Στάσις τοῦ Νίκα) u zhvillua në Konstantinopoje532 dhe zgjati një javë. Kjo ishte periudha më e keqe e dhunës dhe anarkisë në qytet. Thuhet se gjysma e qytetit është djegur ose dëmtuar.

Zhvillimi i ngjarjeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Perandoria Romake dhe Perandoria Bizantine kishin zhvilluar tifozëri garash me kuaj(hippodromi), sidomos në shkallat e ulëta sociale. Katër ishin lidhjet kryesore, janë specifikuar në bazë të ngjyrës së uniformës së ekipit të tyre të preferuar. Këto ishin Blu-t (greq. Βένετοι (Γαλάζιοι)), të Kuqët (greq. Ρούσσοι (Κόκκινοι)), të Gjelbërit (greq. Πράσινοι) dhe të Bardhët (greq. Λευκοί), por gjatë periudhës bizantine, skuadrat që ende kanë ndikim dhe fuqi politike ishin të Blujtët dhe të Gjelbërit. Perandorët shpesh mbështetin njërin kundër ekipit tjetër. Justiniani I ishte mbështetës i të Blu-jtve, të paktën deri para revoltës.

Dikur ishin dënuar, mbi akuzat e vrasjes, me varje në Hippodrom anëtar nga lidhja Blu dhe të Gjelbër por për shkak të disa problemeve shpëtuan nga trekëmbëshi dy. Pra, komunat dhe banorët e qytetit që ishin atje filluan të bërtasin dhe ti kërkojn Justinianit tju falë atyre jetën, por ai refuzoi kërkesën e popullit dhe kjo ishte arsyeja e revoltës.

Disa prej senatorëve pan revoltën si një mundësi për të përmbysur Justinianin, të pakënaqur nga taksat e rënda që ai kishte imponuar dhe qethje të drejtave e fisnikërisë në përgjithësi. Rebelë-t, të armatosur dhe ndoshta të kontrollohar nga aleatët e tyre në senat, u vënë zjarrin ndërtesave, rrethojë pallatin perandorak, shkaktojnë dëme akoma edhe në Hagia Sophia, dhe kërkuan dënimin e prefektit Gjon Kappadoki (greq. Ioannis Kapadokis), i cili ishte përgjegjës për mbledhjen e taksave, gjithashtu edhe të Trivoniani-t, i cili ishte përgjegjës për rishikimin e kodit penal. Justiniani premtoi për të hequr nga pozitat e tyre Trivonianin dhe Gjon Kappadokin, por thirrja e tij në Hipodrom nuk pati sukses dhe kështu, u shpall Perandor i ri, Hypatios (greq. Υπάτιος), nipi i perandorit Anastasios I.

Justiniani ishte duke u përgatitur që të largohej nga qyteti, por gruaja e tij Theodhora bindi atë që të qëndroi. Justiniani urdhëroi pastaj gjeneralët e tij Belisarius edhe Mundon për të shtypur kryengritjen. Këta japin ryshfet te disa udhëheqës të rebelëve edhe i sollën nga ana e perandorit, duke shkaktuar kështu përçarje midis rebelëve. Në çdo rast, rebelët u bllokuan në Hippodrom, edhe u masakruan. Burimet thonë se viktimat në total jan rreth tridhjetë e pesë mijë protestues. Ditën tjetër, u dha urdhëri për të ekzekutuar Hypatios dhe vëllai-n e tij, kurse pasuria e tyre u konfiskua, gjithashtu edhe për shumë senatorë, të cilët u dëbuan, sepse ata kishin mbështetur kryengritjen.



Stampa:Histori