Roberto Belarmino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shën Roberto Belarmino
Bellarmine 3.jpg
Kardinal, "Doktor i kishës"
Lindi 4 tetor, 1542Montepulçano, Itali
Vdiq 17 shtator, 1621Romë, Itali
Nderohet nga Kisha katolike romake
Shenjtërimi 29 qershor, 1930.
Festa 17 shtator
Shenjt mbrojtës i Universitetit të Feërfildit; dioqezësSinsinatit, Ohajo; katekistëve; kanonistëve.


Shën Roberto Belarmino (Roberto Francesco Romolo Kardinal Belarmino (4 tetor, 154217 shtator, 1621) ishte një teolog jezuit i famshëm, shkrimtar dhe kardinal. Është shenjtor dhe "Doktor i kishës" katolike.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Roberto Belarmino lindi ne nje familje te varfer fisnike. I ati quhej Vinçenco Belarmino dhe e ema Çincia Çervini, e cila ishte motra e papes se ardhshem Marçelit II. Mesimet e para i mori ne kolexhin jezuit ne vendlindje dhe me pas me 20 shtator 1560 hyri ne Shoqërine e Jezusit. Ai u rrit me nje thjeshtesi, moral dhe pervujtshmeri te madhe. Roberti tregoi aftesi te admirueshme qe ne femijeri. Ai e dinte permendesh Virgjilin, dhe thuri vete shume poezi ne italisht dhe latinisht. Nje prej himneve te tij kushtuar Maria Magdalenes, ka hyre ne librin e lutjeve te kishes katolike.

Nga viti 1560 - 1563 studioi filozofi ne kolexhin roman, dhe me pas arseu letersi ne fillim ne Firence, pastaj Mondovi, ku mesoi dhe arseu edhe gjuhen greke. Ne vitin 1567 ndermori studimet teologjike ne Padova, dhe ne vitin 1569 u dergua te kryente studimet ne Loviano, ku ai mori nje njohuri te plote mbi herezine. Ne vitin 1570 u shugurua prift dhe u caktua te sherbente ne Loviano, ku fitoi shpejt fame si mesues dhe predikues, me aftesine e terheqjes se nxenesve katolike si edhe protestante nga zona te largeta.


Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Disputationes de controversiis ehristianae fidei adversus hujus temporis haereticos", Ingolstadt 1586-93
  • "Christianae doctrinae explicatio", 1603
  • "Judicium de libro, quem lutherani vocant Concordiae", 1585
  • "De translatione imperii romani a Graecis ad Francos, adversus Matthiam Flacium Illyricum", 1589
  • "Tractatus de potestate summi pontificis in rebus temporalibus", 1610

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]