Romani për Kosovën

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Romani për Kosovën
AutorZejnullah Rrahmani
ShtetiKosovë
Gjuhashqip
Zhanriroman
BotoiSh.B.Faik Konica
Faqe402

Romani për Kosovën është roman i shkrimtarit Zejnullah Rrahmani. U shkrua në vitet 1980-1999 dhe u botua në Prishtinë në vitin 2000.[1]

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrëfimi i romanit ka dy rrjedha: ajo që lidhet pas personazhit Ahmet Zeqiri, një kosovari intelektual të shkolluar në Shqipëri, dhe rrjedha e një narratori mitik, që vjen si një zë i përtejmë, i përtejkohshëm. Lexuesi e ka ndjenjën se e dëgjon observimin e gjallë të një krijese hyjnore, që bredh nëpër kohën arbërore që nga thellësitë mitologjike e antike, për t’i rrëfyer ngjarjet ashtu si i ka parë, ashtu si i sheh. Jashtë dy boshteve kryesore narrative, në fillim dhe në fund të romanit, gjenden disa dritare hyrëse, përkatësisht përmbyllëse jo si fillim e mbarim, jo si prolog e si epilog, por si parashenja simbolike, njohëse, për t’u ambientuar më mirë në hapësirën bosht të rrëfimit. Kapitulli që e hap Romanin - Shqipni 29 Nanduer - Shqipëri 29 Nëntor, me mjete groteske dhe sarkastike shprehëse sjell një pamje të figurshme, një përqasje të jashtme simbolike për të sugjeruar një gjendje, një thelb të brendshëm të realitetit. Kapitulli që e përmbyll romanin me titull Kosovë 28 Nandor (pra as 29 Nanduer e as 29 Nëntor - por me një trajtë të ndërmjetme e afruese mes dy palëve) sjell një pamje tjetër simbolike të zymtë, po ashtu shqetësuese: karroca shqiptare tani në Kosovë mbledh flamurë të huaj në karrocën e bërllogut, por në vend të ecjes normale, ajo, nën rrokullisjen e kuajve të trembur, greminës teposhtë, do të thyhet e do të bëhet dysh: njëra pjesë me tërsëllëm do të futet në kafenenë shqiptare duke thyer e dërrmuar çdo gjë, ndërsa pjesa tjetër bashkë me kuajt këmbëthyer në anën tjetër... Rrotat e qerres, si të ishin rrota të fatit, morën teposhtë rrugës së drejtë drejt fundit të botës. Kjo është fjalia e fundit e Romanit për Kosovën.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Krasniqi 2019, p. 164.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
  • Krasniqi, Nysret (2019). "A/Z". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.